
Bashkia Malësi e Madhe ka vlerësuar me titullin “Qytetar Nderi” pas vdekjes, z.Prekë Gjok Kalaj, me motivacionin: “Për punën dhe përkushtimin e tij si një qytetar bashkëkohor, arsimtar dhe drejtues i dalluar në shumë shkolla dhe institucione të pushtetit lokal, duke lartësuar kurdoherë trevën tonë Malësi e Madhe.”

Kryebashkiaku Tonin Marinaj dhe Ministrja Elisa Spiropali i dorëzuan titullin bashkëshortes së të ndjerit znj. Leze Kalaj.
Është një fakt që nastyrshëm meriton vlersim maksimal bashkia M.madhe , dhe veçanarisht kreu i kësaj Basghkie z. Tonin Marinaj për aktin fisnik të kryer pikrisht sot ne qytetin e Koplikut, në organizimin për deghjesen publike me qytetarët.
Ky gjest i kryer është më se i lavdrushëm. i është dorzuar sot në prani të qytetarve titulli “Nderi I M.Madhe “ njërit prej intelektualve më të spikatur , më të dobishëm , dhe realisht nga më të njerzishmit që kanë banuar , drejtuar dhe jetuar në Qytetin e Koplikut. Është fjala për titullin e akorduar tashmë të ndjerit Prëkë Kalaj.
Ndaj në këtë rastë të gjithë e kanë kujtuar dhe e kanë rivlersuar intelektualin brilant dhe I kompletuar Prëkë Kalaj.
Ndaj Leze Kalaj ka falënderuar të gjithë për këtë respekt dhe vlersim që i është bërë ish bashkëshortit të saj , tashmë të ndjerit Prëkë Kalaj.



