Shkodër/ Bashkia në gatishmeri për akomodimin e qytetarve të evakuar

0
146
Situata në territorin e Bashkisë Shkodër po vjen duke u përkeqësuar si pasojë e kushteve atmosferike dhe shkarkimeve të hidrocentraleve që kanë nisur prej orëve të drekës.
Të gjendur në këto kushte, Bashkia Shkodër ka bërë gati të gjithë strukturën akomoduese të konvikteve, për familjet që paraqesin nevojën për evakuim.Mund të jetë një imazh i dhomë gjumi
Gjithashtu grupet e punës janë në terren duke ndjekur hap pas hapi situatën, ku janë marrë masat për furnizimin me ujë të pijshëm dhe baza ushqimore për familjet dhe gjënë e gjallë në njësitë e prekura nga përmbytjet.
Drejtuesit e mjeteve të shmangin kalimin tek Harku i Berdicës duke përdorur rrugën e Mjedës, pasi prezenca e ujit e ka vështirësuar qarkullimin.Mund të jetë një imazh i korridor dhe ambiente të brendshme
Për çdo rast emergjence, banorët e Bashkisë Shkodër janë të lutur të njoftojnë strukturat e emergjencës civie në bashki duke kontaktuar në numrin e telefonit: 067 303 5950

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.