Bashkia Shkodër në kuadër të projektit “Bashki të forta” mirpriti Bashkitë e qarkut të Beratit, me të cilat ndau eksperiencat e saj në fushën e menaxhimit të mbetjeve dhe përformancës financiare.
Përfaqësuesit e dy bashkive u ndalen tek problematikat që shfaqen jo pak herë si dhe sfidat e së ardhmes në këto sektor. Bashkia Shkodër sot mbulon me shërbim 96% të territorit dhe me të ardhurat e veta mbulon 100% të kostos së shërbimit të pastrimit.
Jemi të vetdijshëm se mbetet shumë punë për të bërë në të ardhmen për përmirësimin e metejshëm të këtyre shërbimeve, incentivimin e politikave mbështetëse drejt një ekonomie qarkulluese me projekte konkrete në riciklimin dhe rekuperimin e mbetjeve me qëllim menaxhimin e integruar të tyre.