Shkodër/ 16 ditë me radhë për ti thënë: Jo dhunës ndaj vajzave dhe grave

0
154
Në kuadër të 16 Ditëve të aktivizimit kundër dhunës me bazë gjinore, Bashkia Shkodër ka nisur fushatën “Aktivizohu për t’i dhënë fund dhunës ndaj vajzave dhe grave”.Mund të jetë një imazh i 9 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të brendshme
Fushata synon të rrisë vetëdijen për çështjet e dhunës në familje, duke u përqendruar kryesisht në të drejtat e grave. Këtë 8 Dhjetor, Ditën e Rinisë, inauguruam ekspozitën “Metamorfoza” e cila është përgatitur nga të rinjtë e Qendrës Rinore “Atelie”, studentët e departamentit të Arteve Shkodër si dhe nxënësit e shkollës “Ndre Mjeda”. Më anë të kësaj ekspozitë synojmë ndërgjegjësimin dhe fuqizimin e të rinjve duke i stimuluar në kapacitetet e tyre krijuese.Mund të jetë një imazh i 1 person, në këmbë dhe ambiente të brendshme
Është koha të flasim. Është koha ta thyejmë heshtjen. Është koha të reflektojmë, respektojmë. Të gjithë kemi një rol për të luajtur në komunitetin tonë. Vetëm të gjithë së bashku mund të japim kontributin tonë në eliminimin e efekteve të dhunës me bazë gjinore.Mund të jetë një imazh i 4 persona dhe njerëz në këmbë

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.