Shkodër/111vjet Policia e Shtetit

0
114
Mund të jetë një imazh i 3 persona dhe teksti
Ditën e sotme në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër u zhvillua ceremonia zyrtare e 111-vjetorit të krijimit të Policisë së Shtetit.
Në këtë ceremoni morën pjesë Prefekti i Qarkut Shkodër Znj. Majlinda Angoni, Zv/Kryetari i Bashkisë Shkodër Z.Rudin Beka, Koamandanti i Repartit 1010 Kolonel Ali Mali, Drejtori i Policisë Bashkiake Z.Elton Myrto, Drejtoresha e ZVA Shkodër Znj.Brisela Kadia, drejtues të institucioneve të ndryshme ligjzbatuese, ish kolegë dhe familjarë të punonjësve të policisë të rënë në krye të detyrës.Mund të jetë një imazh i 4 persona, pardesy dhe pallto sable
Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, Drejtues i Parë Edmond SULAJ, pasi falenderoi të ftuarit dhe pjesëmarrësit, foli për përkushtimin e treguar nga çdo punonjës policie dhe për sfidat që na presin në të ardhmen, gjithashtu falënderoi të pranishmit për pjesëmarrjen.Mund të jetë një imazh i 3 persona dhe teksti
Në fjalën e tij përshëndetëse, Drejtori i Policisë Vendore u shpreh:
Sot është 111 vjetori i krijimit të Policisë së Shtetit, i kësaj organizate që prej 111 vitesh është në roje të zbatimit të Ligjit dhe sigurimit të jetës, shëndetit e pronës së qytetarëve. Sot, policia jonë, e imja, e kolegëve të mi, e qytetarëve është më e konsoliduar, e më e orientuar se asnjëherë. Rruga që ka përshkruar është ruga ku ka kaluar historia e Shtetit shiptar, një rrugë e gjatë dhe e mundishme, me sfida të një pas njëshme, me sakrifica të panumërta, që prej ditës së krijimit e deri më sot.Mund të jetë një imazh i 11 persona dhe ambulancë
Krijimi i Policisë së Shtetit, krahas ngritjes së institucioneve të tjera, ishte I domosdoshëm, si garanci për mbrojtjen e rendit publik, jetës dhe pasurisë së qytetarëve. Historia e zhvillimit të Policisë Shiptare pasqyron edhe veçoritë, tiparet dhe treguesit e zhvillimeve më të rëndësishme ekonomike, politike, sociale dhe kulturore të stadeve historike të vetë shoëqërisë dhe Shtetit Shqiptar. Tashme Policia, gjatë rrugës së saj, përmes reformave të vazhdueshme, si kërkesë e kohës, është shndërruar, nga një forcë policore në një shërbim policor, në mbështetje të komunitetit, në përbërje të së cilës janë mijëra djem dhe vajza, burra dhe gra, që punojnë me përkushtim e profesionalizëm për sigurimin e zbatimit të ligjit, parandalimin dhe goditjen e krimit dhe rritjen e parametrave të sigurisë publike.
Masat e marra, në vazhdimësi nga Qeveria shqiptare, por sidomos ato të kohëve të fundit, shprehin qartë vëmendjen dhe përkujdesjen e shtetit ndaj sakrificave dhe punës së çdo punonjësi të Policise së Shtetit.Mund të jetë një imazh i 10 persona
Sot, natyrshëm është momenti të kujtojmë me nderim të lartë ish kolegët tanë dëshmorë policie, që u përcollën një mëngjes ma familjarët e tyre dhe nuk u panë më kurrë në derën e shtëpisë, ata që bënë sakrficën sublime duke dhënë jetën për jetën, ata që shkruan emrin me gjakun e tyre në piedestalin e nderit. Sot ata kujtohen si yje të përjetshëm, plot lavdi në kujtesën e Policisë së Shtetit dhe Ne përulemi me respect përpara veprës së tyre!
Respekt e mirënjohje për të gjithë ata ish kolegë policie prezent në këtë ceremoni festive dhe jo vetëm që ndër vite i kanë dhënë nga vetja Policisë duke ndërtuar themele të forta e të sigurta, mbi të cilat ne ende vazhdojmë të punojmë, në mbrojtjetë sigurisë e rendit publik.Mund të jetë një imazh i 11 persona
Nuk mund të gjeja ditë më të mirë, se sa kjo e sotmja, për të falenderuar të gjithë bashkëpunëtorët tanë, Agiensitë e Zbatimit të Ligjit dhe partnerët ndërkombëtarë që me bashkëunimin dhe mbeshtetjen e tyre të vazhdueshme kanë bërë të mundur rritjen e performancës dhe kapaciteteve të Policisë së Shtetit.
Faleminderit qytetarëve të Shkodrës, e mbarë vendit, për mbështetjen, bashkëpunimin, po mbi të gjitha faleminderit për besimin tek puna e çdo punonjësi të ndershëm të policisë. Gëzuar kolegë! Të nderojmë e trashëgojmë brez pas brezi punën e mirë dhe vlerat e Policisë së Shtetit.
Gjithashtu, Drejtori i Policisë së Shkodrës falenderoi kolegët dhe qytetarët, për mbështetjen, bashkëpunimin, po mbi të gjitha për besimin tek puna e çdo punonjësi të policisë.Mund të jetë një imazh i 12 persona
Në përfundim të ceremonisë, u shpërndanë certifikata për shërbime të dalluara, për 3 punonjës Policie, për meritat e veçanta, profesionalizmin dhe përkushtimin e treguar në përmbushjen cilësore të detyrave dhe kontributin e dhënë gjatë viteve të punës, në shërbim të Policisë së Shtetit dhe 3 çertifikata për punonjës policie të Drejtorisë Vendoretë Kufirit dhe Migracionit Shkoder. Gjithashtu Ministri i Punëve të Brëndshme ka akorduar 1 “Medalje pë trimëri” për një punonjës policie të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër.Mund të jetë një imazh i 7 persona dhe teksti

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.