SHËNIME TË VOGLA PËR RAZMËN E VLERAVE TË MËDHA, TURISTIKE DHE KLIMATERIKE.

0
419
NGA NDUE BACAJ
Rrafshnalta që njohim sot per vlerat e mrekullueshme klimaterike e turistike, me emrin Razma , e “mbushur” me Lokale , Hotele , por edhe me vila banimi kryesisht per muajt e Verës, por mjaft terheqëse edhe për netet e ditet e stinave të tjera, ka një histori të re ndertimi e zhfrytezimi , megjithse Krijuesi këtë perlë ju a kishte “falur” trojeve të Malesisë Madhe e më gjërë që në agimin e jetës…
TË DHËNA GJEOGRAFIKE E KLIMATERIKE…
Në verilindje të Qytetit të Koplikut , në një distancë prej 26.5 km (nga qendra e bashkisë M.Madhe) , në një rrafshnaltë të mrekullueshme në fshatin historik të Vrithit , gjendet vendi Klimaterik tashma me emerin Razma. Shtrirja e Razmes shenon kufijet e 42 gradeve të gjersisë gjeografike…  Natyral Razma Resort, Razëm – Updated 2022 Prices Lartesia e Rrafshnaltes është 900-950 metra mbi nivelin e detit… Klima është mesdhetare-kontinentale, me një fluks mjaft të madh ndriçimi me diell, si në Dimer dhe në Verë. Temperaturat minimale (në dimer ) zbresin nga minus 2 deri në minus 7 grad celcius (rradhë më poshtë) , ndersa temperaturat në stinen e veres kanë një maksimale prej 18-22 gradesh (diten) , por me një mesatare ditore qe nuk i kalon 15-16 gradet , as në muajin korrik. Mesatarja vjetore e rreshjeve është rreth 2100-2200 mm , por me një shperndarje më të “drejtë” per stinen e Veres (Vjetari statestikor ,Shkoder 1986 ,fq.19-30.) Kjo klime e bënë Razmen të mrekullueshme per të kaluar ditet dhe netet e nxehta të Veres.. Zona turistike e Razmës, në ndryshim prej zonave tjera turistike të alpeve, shtrihet mbi një pllajë karstike, e cila paraqet kontraste befasuese në reliev, mes majave piramidale në pjesën më të madhe të pyllëzuara dhe gropave karstike, akullnajoro-karstike të mbuluara nga kullotat alpine. Masivet e pyjeve që e rrethojnë , krijojnë një mikroklim apo më saktë një klimë të mrekullueshme , ku ajri jo vetem është në shkallen më të lartë të pastertisë , por edhe ka një perqindje të madhe oksigjeni që “mushkeritë” e gjebërta (Pyjet e Bimsia) , me laboratoret e tyre (gjethet) e prodhojnë pa kursim… Afër Razmes gjindet mali “historik” i Veleçikut me lartesi 1724 metra mbi nivelin e detit , mal që me rreshjet e debores (gjatë Dimrit) krijon kushte edhe per zhvillimin e sportit të Skive etjerë… Gjithashtu për amatorët e turizmit spelologjik (shpellave), këtu “afër” mund të vizitohet shpella e Lugjeve që gjindet në verilindje të Razmës, Nga ko shpellë rrjedhin ujëra të pastra, që formojnë burimet e grykës së Lugjeve. Shpella mund të vizitohet lehtësisht edhe nga vizitorët e ndryshëm, gjithshtu nga Razma mund të shkohet e vizitohet edhe shpella e Majës së Veleçikut etjerë.
PAK NGA HISTORIA E SHKRUAR 
Studiuesi dhe Albanologu i njohur Theodor Ippen , i cili ka qënë edhe konsulli i pergjithshem i Austro-Hungarise në Shkoder në vitet 1897-1904, ndër të tjera shkruan: “…Prej Kishes ( Kisha e Bzhetes..) e deri në fshatin Vrithë perpjet mban një orë e gjysem per tu ngjitur me kembë…. dhe vjen një rrafshnalte e bukur që quhet Razma e Vrithit, mbi të cilen lartesohen dy maja mali,Veleçiku në perendim dhe Kunora në lindje , që i lidh me njera tjetren një kurriz mali e që mund të arrihen në dy orë rrugë. Rrafshnalta e Razmes sherben si kullotë ,ka lendina të bukura malore dhe është e pasur me burime….”(Shqiperia e Vjeter ,studime gjeografike, etnografike ,historike..fq.27.). Është interesant të thuhet se në vizitat baritore ,të misionareve Franceskan gjatë shek.XVIII , permendet Razma si vend verimi per Famulltaret e Shkrelit..  May be an image of snow and tree Ndersa Vrithi (rrafshnaltë e të cilit është Razma) ndër shekuj është njohur si qëndra e bajrakut (flamurit dhe vendbanimi i Bajraktarit) të Shkrelit , ku si simbol ka mbetur deri në ditet tona Bajraktari famëmadh Marash Dashi (Vata), i cili ka qënë edhe njeri ndër pjesmarresit e Lidhjes së Prizrenit të vitit 1878… Fshati Vrith ka qënë në fokusin e shumë studiuesve , albanologeve dhe historianve të huaj e vendas. Në hartat e Cantelit (Kantelit) dhe Coronellit (Koronelit) të shekullit XVII , jepen të dhëna per 80 familjet që e popullonin në atë kohë Vrithin (me emrat Verli, Verti e deri Vrinsi..), gjithashtu shenohet edhe rrefshnalta e mrekullueshme e Razmes ,e cila perdorej si kullos verore , dhe si vend i mirë verimi ,vetem per vendasit .(Ermanno Armao ,Vende ,kisha,lumenj ,male e toponime të ndryshme të një harte të lashtë të Shqiperisë veriore, fq.127). Sipas dorshkrimeve arkivore (të Ipeshkevisë Shoder dokumenti të vitit 1745 Verinsi ( Vrithi), numronte 52 shtepi katolike me 412 frymë , kisha i kushtohej Shnaprenes (Shën Prendës) . (Nevila Nika , Dioqeza e Shkodres gjate shekullit XVIII, faqe 155-156 ). Siç shihet keto dorshkrime tregojnë se Vrithi ka pasur një kishë funksionale e të dokumentuar të pakten rreth 300 vjeçare…
HISTORI TË TRASHIGUARA GOJORE    Kreu - Natyral Razma Resort
Është interesant se trashigimitë gojore të banorëve të sotem të Vrithit thonë se Kisha e vjeter ka qënë e ndertuar në Razem (mbi themelet e së ciles është e rindertuar sot kisha e Shnaprenesh , ndersa ajo e ndertuar në qëndër të Vrithit është ndertim i ri). Shpesh kisha (në Razem) është njohur me “emrin” Kisha e Troshanit. Madje me ketë emer lidhet edhe zbulimi i burimeve të ujit , që edhe sot thirren krojet e Troshanit , gjë që jo rrallë ka ngatërruar edhe vetë toponimin e Razmes me atë të Troshanit.. Gjithashtu nga keto trashigimi “mesojmë” se zbuluesi i burimeve të ujit është një ushtar austriak me emrin Troshio , i cili duke ndjekur kalin e tij të etur arriti të burimet e ujit…Hidronimi i krojeve siç shihet ka lidhje “direkte” me emrin Troshio.. Duke u kapur pas ketyre trashigimive gojore mua më duket teper i vonë ky “zbulim”, pasi ushtaret austriak kanë shkelur në Shqiperi shumë vonë (1916-1918, si pushtues). Mendojmë se vertet mund të behët fjalë per ndonjë emër të till austriak (të një kohe më të hershme), ku ky të ketë qënë ndonjë shoqerus i studiuesve të ndryshem, apo ndonjë “eksplorator amator”..Natyral Razma Resort - Razëm
Per ketë po kujtojmë se nepër bjeshket e Malesisë (duke perfshirë edhe Razmen) kanë kaluar botonist e studiues të njohur si Antanio Baldaçi dhe Franc Nopça e tjer, ndaj në trahigimitë gojore mundet të ketë edhe ndonjë “ngatërres” emrash… Gjithsesi duke “mbetur “ te keto trashigimi gojore po paraqesim edhe një trashigimi tjeter që “tregon” se Razmen e kishte zbuluar si vend të mirë klimaterik një mjek i huaj (edhe per ketë thuhet se kishte qënë austriak) , ku ky mjek perveç klimes kishte konstatuar se ketu gjinden bimë me efekte mjekuese për semundjet e mushkrive.. Duke parë pasurinë e bimëve , kryesisht atyre pyjore, mendojmë se masivet e drurëve halor ku dominon bredhi , e veçanarisht pisha , e cila siç dihet gjatë proceseve të transpiracionit , jo vetem pasuron ambientin me oksigjen të paster ,por edhe leshon fitonicide të cilat vrasin bacilet e tuberkulozit, apo bacile e mikrobe të tjera që demtojnë mushkëritë.. e bënë Razmen edhe një vend klimaterik kurues per disa semundje të mushkrive…
RAZMA NË VËMENDJEN E SHTETIT SHQIPTAR  Natyral Razma Resort, Vrith - Booking Deals, Photos & Reviews
Per herë të parë gjatë qeverisjes së mbretit Zog.I. ,mesojmë se rrafshnalten e Razmes kanë filluar ta frekuentojnë disa Zotni të Shkodres , të cilet në vitin 1930 kanë ngritur edhe ndonjë ndertim “shtepie” që perdorej per familjet e tyre per të kaluar veren. Në vitin 1935 qeveria e atehershme mbreterore vendos që Razmen ta konsiderojne si pikë turistike per vlerat e saja klimaterike , ku per çdo ndertim apo investim duhej të merrej leja tek autoritetet shtetrore (Komuna Dedaj ,dhe Prefektura Shkoder). Mbas ardhjes në pushtet te regjimit komunist , Razma u shtetzua (në vitin 1953), së bashku me pakë “infrastrukturë” që kishte. Pas shtetëzimit Razma u emrua kamp pushimi per puntoret . U ndertua një rrjet i vogel tregtar , Hotele dhe gjatë veres vendosej edhe ndonjë çader. Pushimet 15 ditore në ketë kamp ishin të kontrolluara , dhe pergjithesisht kishin si banorë të stines së Veres kuadrot dhe aparatçiket e shtetit komunist, ndersa per puntoret perdorej seleksionimi me kritere politike…  Hotel Natyral Razma Resort, Razme, Shkoder, Shqiperi  Me gjithë ketë infrastruktura e rruges, linjes telefonike dhe Ujesjellesit nuk u muaren në konsiderate nga shteti i atehershem. Në vitet e demokracisë (pas vitit 1991), me pretendimin e prones tek i zoti ,apo shpesh te më i zoti , Razma është parcelizuar , dhe mbi “pronsitë” e truallit janë ndertuar vila , lokale dhe sherbime të tjera per pushuesit, që kanë mundësinë dhe njohin vlerat e mrekullueshme klimaterike të Razmes. Gjithshtu rruga është e asfaltuar , gjë që bënë të mundur frekuentimin e Razmes jo vetem disa ditore, por edhe brenda dites..Ku ditet e nxehta të Veres mund të kalohen në ujerat e Liqenit të Shkodres , dhe per dhjetra minuta nata mund të shijohet nën klimen e fresket të Razmes.  Natyral Razma Resort, Razëm – Updated 2022 Prices  Kujtojme se pyjet dhe malet që e rrethojnë ketë mrekulli klimaterike krijojnë kushte edhe per qeflinjet e gjuetisë të kafsheve dhe shpendëve të egra …Per hirë të vertetes duhet thënë se ndertimet e ketyre viteve nuk kanë një plan të studiuar mire urbanistik , ndonse keto ndertime Razmes i kanë dhënë “hijeshinë” e një qyteti Alpin që po hellë shtat , të njohur tashma kombetarisht dhe nderkombetarisht…

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.