“Sfidat dhe arritjet e muslimanëve shqiptarë në përendim”

0
Shkodra, gjatë mijëra viteve të ekzistencës së saj, ka qenë dhe mbetet etalon i vlerave më të mira, të përcjella dhe të mbrojtura me fanatizëm nga brezi në brez.
Një nga këto vlera, spikat ajo e besimit të palëkundur në Zot. Në këtë qytet kanë jetuar dhe kanë lënë gjurmët e tyre hoxhallarë e klerikë që edhe para togës së pushkatimit, nuk e kanë mohuar Krijuesin e gjithësisë.
Bij dhe bija të këtij qyteti, prijës të komunitetit mysliman dhe të komuniteteve të tjera, me besimin në Zot, të mbështetur fort tek njëri- tjetri, dhanë kontribute të vyera në zhvillimin e fesë, por jo vetëm, edhe në fushen artit, kulturës, sportit, humanizmit dhe sigurisht, atdhedashurisë.
Shkodra jonë është prej shekujsh simbol i harmonisë të jashtëzakonshme të tre besimeve. Ajo mbetet shembull për tu ndjekur edhe sot. Meritat i takojnë të parëve tanë që na e trashëguan këtë thesar të rrallë por edhe e prijësve të komuniteteve fetare, të cilët e ripërtërinë duke i shtuar vlera të reja.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.