Perg:Ndue BACAJ
Selman Bajram Ramçaj (Ramçi) është një ndër dëshmorët me moshë të re të Luftës Koplikut 1920, por me moshë të vjetër nga patriotizmi familjar. Familja Ramçaj (Ramçi) nga Gruemirë-Çesma (e Koplik-Grizhes) ku lindi u rritë dhe edukua me vlerat më të mira të atdhedashurisë Selman Bajram Ramçaj (Ramçi), trashigonte një histori të hershme e të njohur patriotizmi shqiptar. Nga kjo familje e madhe në shqiptari vazhdimisht do të shquheshin trima luftëtarë kundër perandorisë pushtuese shekullore turko-otomane, ku një nga këto beteja luftarake antiotomane do të ishte ajo e 7 gushtit 1871 , të njohur në histori si “lufta te mullinjët e Vrakës”, luftë që u ndezë kur Stambolli do të rikthente në krye të vilajetit të Shkodrës famkeqin me shpatë në dorë Ismail Pashën. Në këtë betejë thuhet se kishin rënë edhe mjaftë malësorë-shqiptarë , në mes të cilëve edhe nga familja Ramçaj (Ramçi). Familja Ramçaj (Ramçi) do të shquhej për atdhedashuri e trimëri edhe në luftrat mbrojtëse kundër shovenëve fqinjë malazez , që synonin ndër mote të zgjeroheshin duke grabitur trojet etnike shqiptare , si me bekimin e Europës plakë dhe pazardhëqet e dobësitë e pushtuesve turq. Luftëtarë të lirisë e mbrojtjes së trojeve shqiptare nga familja Ramçaj (Ramçi) nuk do të mungonin asnjëherë, por ato u bënë më të vrullshme me organizimin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit(1878-1881). Në vitin e stuhishëm 1880 në mbrojtje të trojeve shqiptare të Hotit e Grudës , kundër grabitqarëve shoven Malazez do të jepnin jetën duke luftuar te Ura e Rrzhanicës axhat e Selman Ramçajt (Ramçi) , Zymer Jaho Ramçaj (Ramçi) dhe Maxhun Jaho Ramçaj (Ramçi). Por trashigimtarët e kësaj dere nuk e lanë me kaq patriotizmin e tyre , por e vijuan në të gjitha luftrat e betejat për t’u dalur zot të drejtave, lirisë, flamurit dhe trojeve shqiptare , si në vitet 1910, 1911, 1912-1913 dhe veçanarisht në Luftën e Koplikut 1920… Në Luftën e Koplikut Selman Bajram Ramçaj (Ramçi) do të ishte ndër të parët vullnetar (por jo i vetmi nga familja Ramçaj (Ramçi), që do të rrokte armët për të luftuar në mbrojtje të trojeve shqiptare nga pushtuesit serbo-malazez.
Selman Ramçaj (Ramçi) kur do të jepej kushtrimi për mbrojtjen e trojeve shqiptare nga sulmet e ushtrisë serbo-malazeze , ishte pa mbushur 23 vite jetë (i vitlindjes fillimit të vitit 1898), dhe sigurisht që kishte mundësi t’i shmangej kësaj lufte , pasi kushtrimi dhe organizimi për të rrokur pushkët e për t’u dalur zot trojeve shqiptare të Malësisë Madhe e më gjërë, ishte mbi baza vullnetare . Por Selmani si dhe shokët e tij të atdhetarisë nuk ju shmangën detyrimit të shenjtë të mbrojtjes të trojeve shqiptare. Seleman Ramçaj (Ramçi) rroku armët dhe u rrjeshtua ndër të parët në formacionet vullnetare për mbrojtjen e trojeve shqiptare të sulmuara nga ushtria shovene serbo-malazeze (Jugosllave). Ku këto organizime vullnetare do të bashkoheshin në formacione ushtarake që do të komandoheshin e drejtoheshin nga të derguarit e Qeverisë Kombëtare Shqiptare (Ahmet Zogu , Bajram Curri etj.), të dalur nga kongresi i Lushnjes (fund-janari) 1920. Selman Ramçaj (Ramçi) që nga fillimi i kësaj lufte (27 korrik 1920) e deri sa dha jetën në frontin e luftës në Koplik, ishte rrjeshtuar në formacionet vullnetare që komendoheshin nga trimave patriot Deli Meta e Lucë Nishi (deri sa edhe Luca ra dëshmor). Selmani në të gjitha betejat u shqua si një luftëtar trim që nuk i trembej syri nga plumbat e armikut. Pikrisht në një betejë të tillë në rrethinat e Koplikut (Pusat e Mollës) do të binte heroikisht dëshmori Selman Bajram Ramçaj (Ramçi) . Gjatë kësaj lufte shovenët serbo-malazez ndër të tjera djegin edhe shtepinë familjes Ramçaj (Ramçi). Në vitin 1985 (nga shteti i asaje kohe) Selman Ramçajt (Ramçit) do t’i jepej titulli Dëshmor i Atdheut, titull që vlenë edhe sot. Në këtë shkrim kujtesë vlenë të cilësohet se Familja Ramçaj (Ramçi) nuk ndeji duarkryq edhe gjatë luftës antifashiste nacional-çlirimtare, ku muaren pjesë me armë në dorë kundër nazifashistëve si luftëtar të lirisë edhe dy vëllezërit e dëshmorit Selman Bajram Ramçaj (Ramçi) trimat , Salo Bajram Ramçaj (Ramçi) dhe Adem Bajram Ramçaj (Ramçi).Gjatë luftës antifashiste do të binte heroikisht trimi Salo Bajram Ramçaj (Ramçi). Kur në pushtet u instalua komunzmi , në vend që të nderohej e vlersohej kjo familje dhe luftëtari antifashist Adem Bajram Ramçaj (Ramçi) që shpetoi i gjallë nga plumbat e fashistëve , Ademi arrestohet nga shteti komunist me 20 shtator 1952 me akuzen se ka penguar forcat e sigurimit komunist per kapjen e antikomunisteve e nacionalistëve , dhe me këtë akuzë pasi e mbajnë rreth një vit e gjysëm në hetuesi dhe nuk arrijnë t’a thejnë , hetuesit kriminel-komunist i marrin jeten me 28 prill 1953. Deri në rrezimin e regjimit komunist nacionalistit Adem Ramçaj (Ramçi) nuk i dihej as vorri. Gjatë viteve të para të pluralizmit e demokracisë, falë një familje të mirë shkodrane Ademit i gjinden vorri , dhe familja Ramçaj (Ramçi) rivarrosin me nderime eshtrat e trimit nacionalist Adem Ramçaj (Ramçi). Në vitet e pluralizmit e demokracisë doli nga harresa edhe emri i dëshmorit antifashist Salo Bajram Ramçaj (Ramçi), i rënë në luftën antifashiste me 1943, i harruar për vite qellimisht nga regjimi komunist…
Për këtë familje patriotike thuhet edhe sot se çdo luftë në mbrojtje të trojeve shqiptare i ka “hangër” mashkuj familjes Ramçaj (Ramçi)….
Nderim e lavdi dëshmorit Selman Bajram Ramçaj (Ramçi) dhe bijëve patriot të kësaj familje…
(Voo:Referencë për këtë shkrim-kujtesë mora një portret të realizuar në shtator të vitit 2005 nga unë në TV-Kopliku dhe “librin” Dëshmorët e Atdheut, Tiranë 2012, fq.152 dhe fq.155, pregatitur nga Ministria e Mbrojtjse me rastin e 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë…Gjithashtu mbiemri i vertet i kësaj familje është Ramçi , por regjimi komunist që nuk u vinte rëndësi mbiemrave, por biografisë ja shënon mbiemrin nga Ramçi në Ramçaj në të gjitha dekumentet e atij shteti, ndaj unë në kllapa pranë mbiemri të deformuar nga regjimi komunist vendosa mbiemrin e vertet , siç edhe e kanë korigjuar sot trashigimtarët e kësaj familje).
Koplik, shtator 2020