Rrefimi / Vera Bekteshi : Një shok me bëri fletrrufe se nuk ia varja

0
167

Vera Bekteshi: Shqiptarët donin flokëzeza jo bjonde, ky ishte modeli i  bukurisë së asaj kohe... - ObserverKult

Shkrimtarja Vera Bekteshi ka rrëfyer në “Opinion” se ka rënë dhe vetë pre e fletë-rrufeve në kohën e komunizmit. Këto të fundit ishin letra të mëdha që afishoheshin zakonisht në mur apo trungje pemësh dhe ‘shënjestronin’ persona të caktuar duke i akuzuar për shkelje të normave.Bekteshi thotë se në fakt gjëja e vetme që ajo kishte bërë ishte se vishej si europiane, por gjithsesi pa e tepruar. Spartak Ngjela shtoi se kjo nuk ishte arsyeja e vërtetë në fakt, pasi sipas tij ata që i përgatisnin fletë-rrufetë Verës ishin djem që ajo i kishte refuzuar dhe e bënin një gjë të tillë në formë hakmarrjeje.

Vera Bekteshi: Fletërrufeja për pamjen e jashtme, si evropiane!

Spartak Ngjela: Një shok i yt ta ka bërë, i ngushtë…

 

 

Vera BekteshiPo e di mo e di, nuk do e them se kush…

Spartak Ngjela: Jo po që ta dish, memorien e kam…

Vera Bekteshi: Ditën që unë kam shkuar në fakultet, viti i 3-të kam qenë me këtë fustan dhe këto flokë. Ka ndonjë tepri?!

Fotoja e Vera Bekteshit në atë kohë:

-Me normën e komunizmit?

Vera Bekteshi: Po pra.

-Dukesh si priftëreshë katolike, edhe mund të haje më shumë.

FJALA PER JU

Spartak Ngjela: Ka një gjë që nuk do ta tregojë ajo. Shumica ishin ata që i kishte refuzuar kjo se ishte femër e nivelit të lartë

(Vera Bekteshi qesh)

-Kishin xhelozi?

Spartak Ngjela: Refuzim more, hakmarrje!

-Shokët e klasës i bëjnë fletë-rrufe një vajze sepse ajo nuk ua varte, një histori tipike!

Vera BekteshiPamja ime ishte evropiane, flokët e verdha, e gjatë e hollë. Nuk i kisha të shkurtra, por normal. Fletë-rrufeja qëndroi 4 muaj, kisha me qindra. Mendoj se kishte një porosi.Vera Bekteshi - Bukinist

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.