Rikthim fantastik i Koplikasit Armando Broja

0

Armando Broja: 7 Things to Know About the Chelsea Starlet Knocking on Frank  Lampard's Door | 90min Sulmuesi i Kombëtares, Armando Broja, u rikthye protagonist në kampionatin holandez, me fanellën e Viteses, pas një mungese disi të gjatë, për shkak të pozitivitetit me COVID-19. Futbollisti 19-vjeçar, mungonte si titullar që nga 5 dhjetori i 2020, teksa ditën e sotme rëmbeu skenën në sfidën ndaj Emenit, në transfertë.Fillimisht Broja asistoi mjaft bukur në minutën e 9-të, për shokun e skuadrës Tanane, që shënoi golin e 0-2. Shqiptari nuk u mjaftua me kaq, teksa në minutën e 49-të, Tanane i kthen “borxhin”, duke asistuar për futbollistin e Kombëtars, që nuk fali, duke çuar shifrat në 0-3 për skuadrën e Viteses. Një paraqitje fantastike kjo e futbollistit 19-vjeçar, i cili u zëvendësua në minutën e 77-të, për t’i lënë vendin Darfalut.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.