Hafiz Gagica do ti bashkohet Vjosa Osmanit në rrugën e ish presidentit Dr Ibrahim Rugovës

0

 

lu 1Këto zgjedhje qe i kemi në prag po japin një rezultat shumë pozitiv për lëvizjen,rizgjimin dhe ngritjen e zërit  nga abuzimet  politikbërëse në Kosovë ndaj figurave të ndryshme dhe veprimtarëve  të devotshëm.  Njëri ndër ta është edhe ish kryetari i degës së LDK-së në Gjermani, Hafiz Gagica. Debati i tij i mbrëmshëm  në RTK dha shumë fakte,arsye dhe dëshmi mbi të kaluarën dhe të tashmen e dobësive të agjendës politike qe u zhvilluar ne këto 20 vjetët e  fundit!!! Të  kujtojmë se zoti, Hafiz Gagica  ka qenë njëri ndër figurat ma  të ndritshme, të Mërgatës  Shqiptare qe ishte krah i djathë i  ish Presidentit  Dr,Ibrahim Rugova i cili në atë kohë qe ishte  “Lëvizje gjithë popullore” themeloj Degët e LDK-së në Perëndim qe kanë qenë shtylla të forta dhe kontribuuese të gjithanshme të saj si dhe ura lidhëse mes Kosovës dhe vendeve perëndimore.Një kujtim i veçantë dhe respekt të pakufi për gjithë ata mijëra aktivist që kontribuuan e fuqishëm të LDK-së në Kosovë para dhe pas mbarimit të luftës sonë çlirimtare. Fondin e këtyre  vepimtarëve dhe anëtarëve të LDK-se në Perëndim ishin  arka financiare për mbajtjen e  Lidhjes Demokratike  të Kosovës,ku vjedhurazi  Isa Mustafa  iu fut  si bukla  dhe e mori timonin e menaxhimit të 3%  në Diasporën Shqiptare.Ecuria politike   e ma vonshme krijoj një monopol politik  në krye me Isa Mustafen qe manipuloj edhe me fondin e 3% nga e cila mbeti ai fond mbeti  enigmë se ku humben ato para nga  e cila asnjëherë nuk u dëshmua qe u dhanë për interesat  e Kosovë,aq ma pak për UÇK-në që kishte nevojë në atë kohë për çlirimin e Kosovës.Këto figura janë harrua, denigrua dhe linçua duke filluar nga lideri ynë nacional dhe kryetari ish LDK-së, Dr. Ibrahim Rugova,Vjosa Osmanin zotin Hafiz Gagicen ,Donika Gërvallen e  shumë të tjerë!!!-Tani në  saj të asaj politike qe ndoqi Isa Musatafa sot  degët e saj në mërgatë janë nëpërkëmbur dhe dobësuar, të gjitha figurat e saj që kanë qenë themeluese dhe aktivist të shquar duke filluar nga lideri ynë nacional dhe kryetari ish LDK-së, Dr. Ibrahim Rugova.Mjerisht udhëheqësit e tanishëm të partisë emrin e tij e keqpërdorën për fushata elektorale si dhe për poena politike, gjë që nuk iu ka bërë fare nderë. Përkundrazi, e kanë dëmtuar shumë imazhin e LDK-së dhe filozofinë politike të presidentit tonë historik, Dr. Ibrahim Rugova!Këto figura janë harrua, denigrua dhe linçua me qëllimin ogurzi për ta ndërrua kursin politik dhe kombëtar të LDK-së si dhe për t’i shtyrë në harresë gjithë ata që ishin dhe do mbeten figura kyçe në LDK,s  si dëshmi kemi rastin  e Vjosa Osmanit  një grua me reputacion ndërkombëtar, apo edhe zoti Hafiz Gagicen ,Donika Gërvallen  bijën  e dëshmorit Kombëtar Isuf Gërvalles  e shumë e shumë  të tjerëve që  në këto zgjedhje do ti kthehen bumerang si ndëshkim i elektoratit e ndoshta edhe deri tkurrja dhe ngushtimi i LDK-së deri ne shuarje nga krahu i rugovizmit në krye me të madhe zonjën Vjosa Osmanin,i cili  zoti Gagica u prononcua qe do të jetë  kreh i saj potencial me gjithë  forcën  që posedon.Zoti afiz Gagica  u shpreh se u hap rruga që tani e tutje të ecim mbarë e më të sigurt drejtë ndryshimeve, riparimeve të keqqeverisjes së shkuar, duke u angazhuar për një shtet-ndërtim të mirëfilltë.Prandaj përpjekjet për të nëpërkëmbur verdiktin e popullit përmes pazareve politike (e jo vetëm atyre) do të jetë një veprim i pafalshëm e i dëmshëm për vendin nëse nuk   arrihet ndryshimi dhe vullneti i qytetarëve për një të ardhme më të mirë, e më të dinjitetshme,të tillë siç e kanë nisur  dy figurat kryesore tani  Albin Kurti  me Vjosa Osmanin  duke u rreshtuar pas tyre edhe me mijëra intelektual dhe veprimtar siç  është zoti Hafiz Gagica.Hafiz Gagica,ku ka qenë organizator dhe orator i  devotshëm pran faktorëve ndërkombëtar i cili do ti  kërkoj llogari Bujar Bukoshit dhe Isa Mustafes herdokurdo qe te vjen një shtet i mirëfilltë ligjor!E mbajë mend kur kemi bërë demonstrata në shumë kryeqytete të Evropës ku ishte Hafiz Gagica.Ai ka qenë organizator dhe orator i  devotshëm pran faktorëve ndërkombëtar.Është e çuditshme se si e lejuan Isë komunistin të hyjë në LDK, nuk është e mundur që nuk kanë pas informata se çfarë biografie politike ka pas Isë Mustafa nga e cila u fut pykë  në LDK,deri ne zhbërjen e saj me keqpërdorimin  e parave  te mbledhura nga e cila zoti Gagica  shprehu gatishmëri qe tu kërkoj llogari Bujar Bukoshit dhe Isa Mustafes herdokurdo qe të vjen një shtet i mirëfilltë ligjor.Isa Mustafa dhe Bujar Bukoshi  kishin tendencë ta largonin Rugovën nga skena politike prandaj eshte koha qe ta mbroje mate rruge  edhe me anen e ndryshimir !Ish kryetari i degës së LDK-së në Gjermani, Hafiz Gagica, ka pranuar se mes ish-presidentit Ibrahim Rugova dhe ish-kryeministrit Bukoshi ka pasur një periudhë të ftohjes së marrëdhënieve. Madje ka thënë se ka pasur tendencë ta largonin Rugovën nga skena politike.“Raportet mes ish-kryeministrit në ekzil, Bujar Bukoshit, dhe presidentit Rugova, kanë filluar të zbehen nga fundi i vitit 1993. Në vitin 1994 kishte turbulence politike për të ndryshuar udhëheqjen që kishte vendosur Ibrahim Rugova dhe Bukoshi ishte adhurues i këtij grupi tjetër”, deklaroi Gagica ndër të tjera.Sipas këtij trendi politik  në këto zgjedhje dhe  sipas gjendjes aktuale  degët e  LDK-se qe kane shpëtuar pa u shuar deri me tash  ne shtetet perëndimore do ti bashkohen Dr. Vjosa Osmanit presidentes aktuale  të Kosovës,ashtu siç u shpreh edhe zoti Gagica qe  do ti bashkohet dhe do ta përkrah pa rezervë.  Shkruan :Luan Asllan
lu 1

 

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.