Sulmuesi i Kombëtares, Armando Broja, u rikthye protagonist në kampionatin holandez, me fanellën e Viteses, pas një mungese disi të gjatë, për shkak të pozitivitetit me COVID-19. Futbollisti 19-vjeçar, mungonte si titullar që nga 5 dhjetori i 2020, teksa ditën e sotme rëmbeu skenën në sfidën ndaj Emenit, në transfertë.Fillimisht Broja asistoi mjaft bukur në minutën e 9-të, për shokun e skuadrës Tanane, që shënoi golin e 0-2. Shqiptari nuk u mjaftua me kaq, teksa në minutën e 49-të, Tanane i kthen “borxhin”, duke asistuar për futbollistin e Kombëtars, që nuk fali, duke çuar shifrat në 0-3 për skuadrën e Viteses. Një paraqitje fantastike kjo e futbollistit 19-vjeçar, i cili u zëvendësua në minutën e 77-të, për t’i lënë vendin Darfalut.