Qytetarët Shkodranë protestë për çeshtjen e Ndihmës Ekonomike

0
795

Ndihma ekonomike ka bërë që mjaftë qytetarë të Shkodres ti përgjigjen kerkesës për Proteste të bërë nga Sindikatat dhe të menaxhuera nga Opozita në qarkun e Shkodres . Nxerrja nga skema ekonomike e mjaftë qytetarëve të cilët e kanë përjetuar jo mirë këtë situate , ka treguar dhe sot se ndonëse kerkesa e tyre para instutucionit të Prefekturës të jetë mëse e drejte dhe mbi të gjitha një kerkesë jo lëmoshe , por ndihme vërtetë për zbutjen disi të varfërisë së tyre . Gjatë tubimit mjaftë prej familjarëve kanë treguar dhe arsyet se përse e meritojnë të trajtohen me ndihmë ekonomike . Nderkaq janë sjellur dhe shembuj të “gabimit” të sistemit të pikëzimit për shumë familje që mbase realisht nuk e meritojnë të trajtohen . Gjithsesi kjo protestë edhe një herë ka treguar indijatën e qytetarëve ndaj qeverisë e cila po i trajton njerezit edhe tek ndihma sociale disa si të njerkës . Me-gjith-atë vlen të theksohet që kjo protestë ka kaluar në heshtje për strukturat qeveritare në Shkoder .

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.