Qeveria në Tepelenë/ Prej dy ditësh e “ngujuar” në “Bençe”

0
156
REVISTA FJALA, ASNJE FJALE NUK KEMI NGA QEVERIA E “TEPELENES”

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur këtë fundjavë kabinetin qeveritar në Tepelenë. Dy ditë pas Asamblesë Kombëtare, ku u vendosën disa ndryshime, Rama udhëtoi drejt Tepelenës me ministrat e tij. Ditën e djeshme ka pasur një takim të gjatë, teksa sot pritet të zhvillohet dita e dytë e mbledhjes që mendohet se do të jetë më e shkurtër.Mbledhja ka nisur në orën 11:00 dhe pritet të zgjasë më pak se ditën e djeshme.Kryeministri Rama ka folur për një situatë reformimesh dhe vetëreformimesh dhe për çfarë pritet të ndodhë në shtator, ku mund të ketë dhe ndryshime në qeveri. Mësohet se në mbledhjen me dyer të mbyllura, në fokus të diskutimeve do të jenë edhe reformat dhe punët e bëra nga qeveria dhe çfarë do duhet të bëhet në vazhdim.

 

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.