PUTHJA E MUNGUAR

0
Adelina Pali  Mund të jetë një imazh i 1 person dhe në këmbë
Purpurin e gjetheve të vjeshtës ruan ti,
Fëshfërimën e lëndinave të bjeshkëve ke.
Erdhe si melodi e re në shpirtin tim,
Më djeg zjarr që përbrenda më fle.
Më bëj të lumtur me tënden aromë,
Digjmë me flakërimat e vështrimeve të tua.
Më bëj të humbas tek ty përgjithmonë,
Flaki tej hidhërimet, asgjë tjetër s’dua!
Lermë të shoh gjoksit tënd hënën kristal,
Qiellin që ndrit në shpirtin tënd të shoh,
Të më gulҫojë zemra, të shuaj këtë mall,
Puthja e munguar buzën të më ngrohë!
Si fllad më erdhe, më shkunde si stuhi,
Ti, aromëmiri im që ditët m’i veshe me ar.
Harrova ditët vetanake që ikën në vetmi,
Ta ndjej i dashur, ah, vështrimim e rrallë…

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.