Punonjësi vret pronarin pasi i mungonin 100 euro nga rroga

0
814

Një sipërmarrës i moshës 55-vjeçare u ekzekutua me të shtëna pistolete nga një punonjësi i tij , këtë të shtunë. 

Sipërmarrësi Nicola Sabatino, u vra me armë zjarri në Frignano të Caserta, Itali, nga punonjësi i tij  Vito Recchimurzi , 51 vjeç.Sabatino mësohet se kishte shkuar në shtëpinë e punëtorit për ta paguar, por aty lindi një sherr, për shkak se mungonin 100 euro.Në gjaknxehtësi e sipër 51-vjeçari rrëmbeu një pistoletë që kishte në shtëpi dhe e vrau në vend.Sipas punëtorit nga paga mungonin 100 euro, por pronari thoshte të kundërtën, çka bëri që kur Sabatino doli nga apartamenti i tij, Vito ta ekzekutojë me pistoletën që mbante pa leje.I dyshuari u arrestua nga policia pak pas krimit, duke mos bërë rezistencë.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.