Pukiania Lula Mema impersionohet nga bukuritë e Bjeshkëve të Vermoshit

0
  No photo description available.
Alpet shqiptare me bukuritë e tyre natyrore, me potencialin e pasurive kulturore, mikpritja dhe bujaria e madhe e banorëve të zonës, padyshim janë shndërruar në destinacionin më atraktiv që tërheqin gjithnjë dhe më shumë vëmendjen e turistëve vendas dhe të huaj, të cilët përveçse shijojnë këtë oaz qetësie, përjetojnë dhe jehonën e copëzave të historisë së tyre, që ndër shekuj kanë mëkuar tek brezat idealet e shqiptarizmës dhe identitetit kombëtar.May be an image of 1 person, mountain and nature
Kuvendet Kombëtare të Alpeve janë gjithmonë një revokim i historisë dhe krenarisë së tyre në përpjekjet për mëvetësi ndaj çdo pushtuesi të çdo kohe, si dhe janë një testament për gjeneratat e ardhshme, që asnjëherë të mos reshtin së punuari dhe së luftuari për orientimin dhe integrimin e Shqipërisë drejt familjes së vlerave qytetëruese europiane, si aspirata e kahmoçme e shqiptarëve.May be an image of 2 people, people standing, grass and tree
E impresionuar për përmasat mbarëshqiptare të këtij Kuvendi dhe mesazhet e përcjella, dua të përgëzoj organizatorët dhe t’ju shpreh falënderimet e mia për ftesën!
Përzemërsisht, Lula Mema

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.