Pukë/ Kryebashkiaku Gjonaj firmos urdhërin e përkujdesjes sociale

0
Edhe këtë vitë kryebashkiaku Gjonaj ka firmos urdhrin e përkujdesjes sociale, duke i hapur rrugë Drejtorise së Shërbimeve Komunitare, Utilitare dhe Administrative si dhe Zyrës së Shërbimeve Sociale në bashki që të ofrojnë asistencë, ndihmë e përkujdesje për të moshuarit në vetmi duke ofruar transporte,paketa ushqimore dhe 2 metër/kub dru zjarri.Mund të jetë një imazh i 5 persona, njerëz në këmbë, njerëz të ulur dhe ambiente të jashtme
Për të moshuarit që kanë fëmijët jasht vendit do të ofrohet asistencë fizike dhe transporte kur ata kanë nevojë duke filluar nga ushqimet, baza ushqimore për bagëtinë dhe materiale të tjera, por jo paketa ushqimore dhe drurë zjarri, përjashtuar rastet e veçanta kur vertetohet se fëmijët në emigracion nuk ofrojnë ndihmë për prindrit e tyre.
Nese ju nihni të moshuar në vetmi që ju duhet përkujdesje gjatë dimrit ju lutem na njoftoni.
Ky është viti i tretë që bashkia e Pukës, e vetmja në të gjithë vendin, aplikon ketë projekt social sepse sherbimi ndaj qytetarve është obligimi ynë.Ky është info  i Bashkisë Pukë.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.