Puka, parajsa e fshehur e turizmit dhe aventurës

0
156
Puka - Vizitoje, eksploroje, shijoje - Fondi Shqiptar i Zhvillimit
Puka Turistike/ Vizitorë vendas dhe të huaj preferojnë këtë qytet
E transformuar nga themelet, Puka është shndërruar në një destinacion të ri turistik.
Natyra e virgjër, ajri i pastër, mikpritja dhe ushqimet bio janë disa prej asrsyeve që Puka vitet e fundit është kthyer ne atraksion turistik. Përparim Laçi, operator turistik, thotë se këtë vit ka më shumë turizëm, por edhe mbeten problematika siç është marrja e certifikatave të pronësisë, gjë e cila ka penalizuar përfitimin e projekteve si dhe mungesa e njësive akomoduese.

Një grup turistësh të ardhur nga Franca kanë vendosur që të përshkojnë disa qytete në veri të vendit si dhe në pjesën e Malit të Zi.

FJALA ESHTE PER TURIZMIMIN
Vij Nga Franca.
Këtu është shumë bukur, më pëlqën natyra dhe mikpritja shumë. Është hera e parë dhe besoj se do të kthehemi sërish
– Edhe unë jam nga Franca. Po udhëtojmë me shoqe në disa qytete. Më bëri shumë përshtypje natyra e mahnitshme, por do kisha sugjeruar mbase pak vëmëndje në rrugë. Ishte bukur rruga me kthesa, sepse të jep adrenalinë me motor, por mbase duhet më shumë mirëmbajtje. Jemi të kënaqur.PUKE - ALBANIA ( By DRONE ) Video By PODO - YouTube
Inkurajimi i shtimit të bujtinave dhe investimeve nga sipërmarrësit si dhe zgjidhja e problemit të certifikatave të pronësisë janë çeshtjet që kryebashkiaku Rrok Dodaj ka në focus.
Puka, parajsa e fshehur e turizmit dhe aventurës duket se do vijojë të jetë në top listën e vizitorëve vendas dhe të huaj.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.