Skuadrat e elitës të futbollit shqiptar po përgatiten për sezonin e ri futbollistik. Përveç stërvitjeve të zakonshme, këto ditë po luhen edhe disa ndeshje miqësore.Në Durrës, Teuta u përball me Vllazninë. Sfida përfundoi 1-1 dhe ishte mjaft interesante. “Djemtë e Detit” kaluan në avantazh me Peposhin, ndërsa shkodranët u kundërpërgjigjën me Çobën. Pavarësisht përpjekjeve, nuk pati ndryshim rezultati deri në fund.