PRIORITETI : MENAXHIM KORREKT ,TRANSPARENT DHE PROFESIONAL I VITIT TË RI MËSIMOR .

0
154
JAK RROZHANI  Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.
Menaxhim korrekt transparent dhe profesional i këtij viti mësimor në shkollat e Lezhës, me bashkëpunim, komunikim, përgatitje profesionale, për ecuri ,rezultate dhe cilësi në arsim, është synimi , që i ka vënë vetes, drejtoresha e Zyrës Vendore të Arsimit Parauniversitar në Lezhë, znj. Antoneta Suta, për ecurinë e këtij viti mësimor ,duke rritur ndjenjën e përgjegjësisë dhe përmbushjen me sukses të detyrave të ngarkuara, në zbatimin e reformave në fushën e arsimit dhe të kurrikulave mësimore ,me strategji dhe objektiva konkretë, për një arsim dhe shkollë të përparuar, perëndimore, bashkëkohore . Këtij qëllimi, i kanë shërbyer takimet e drejtoreshës së ZVAP Lezhë, znj. Antoneta Suta, me drejtuesit e shkollave, për të garantuar një fillim të mbarë të këtij viti mësimor, duke i inspektuar vetë ato e duke u njohur nga afër me gjendjen e shkollave për të pritur nxënësit, si në infrastrukturë dhe paisje me bazë materiale e didaktike , me udhëzimet përkatëse për fillimin e mbarë të vitit të ri mësimor, si dhe : disiplina në punë , si faktor kyç dhe i rëndësishëm, infrastruktura e nevojshme e ambjenteve shkollore, shpërndarja e teksteve mësimore , regjistrimi i nxënësve, trajtimi me përgjegjësi profesionale i ankesave dhe i kërkesave që kanë mësuesit,nxënësit dhe prindërit ,ku drejtoresha e përkushtuar , znj.

FJALA PER ARSIMIN

Antoneta Suta, i pret me mirësjellje e modesti, me zyrën hapur , duke i futur ato në rrugën e shpejtë të zgjidhjes,bashkëpunimi me Drejtorinë Rajonale të Arsimit Parauniversitar, Lezhë dhe drejtorin , z. Hasan Muça, me prindërit,pushtetit vendor dhe institucionet përkatëse, për të garantuar një ecuri të vazhdueshme të procesit mësimor në shkolla, për rezultate dhe cilësi në arsim ,si çelësi i suksesit dhe i arritjeve në fushën e arsimit . Pasi arsimi, si sektor i rëndësishëm, ka nevojë për punën konkrete profesionale dhe kontributin e të gjithëve, për aplikimin e reformave në arsim dhe të kurrikulës arsimore në procesin mësimor, ku drejtuesit e shkollave dhe mësuesit , të punojnë me ndjenjën e përgjegjësisë dhe përgjegjësi profesionale, me përkushtim e profesionalizëm në punën me nxënësit, me përgatitje profesionale e shkencore, ashtu siç e kërkon arsimi dhe shkolla sot ,me standarte bashkëkohore perëndimore,me synime e objektiva të qarta e të realizueshme ,për rezultate e cilësi në arsim dhe për ta bërë mjedisin e shkollës të hapur ,miqësor , komunitar dhe gjithëpërfshirës.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.