Presidencë/Iken Ilir Meta, vjen Bajram Begaj

0
138
𝐌𝐞𝐭𝐚 𝐩𝐫𝐞𝐭 𝐧𝐞̈ 𝐏𝐫𝐞𝐬𝐢𝐝𝐞𝐧𝐜𝐞̈ 𝐩𝐚𝐬𝐚𝐫𝐝𝐡𝐞̈𝐬𝐢𝐧 𝐞 𝐭𝐢𝐣, 𝐩𝐚𝐤 𝐦𝐢𝐧𝐮𝐭𝐚 𝐩𝐚𝐫𝐚 𝐥𝐞̈𝐧𝐢𝐞𝐬 𝐬𝐞̈ 𝐝𝐞𝐭𝐲𝐫𝐞̈𝐬
Ilir Meta ka pritur në Presidencë kreun e shtetit Bajram Begaj. Në fotot shihet momenti kur Meta takohet me Begajn, pak minuta para se të dorëzojë zyrtarisht detyrën.
Protokolli i Shtetit ka vendosur që e gjithë ceremonia të zhvillohet mes Presidencës dhe Pallatit të Kongreseve, në një hapësirë të krijuar rishtazi ku kanë nisur të mbërrijnë përfaqësues të trupit diplomatik dhe kryesisht deputetë.
Garda e Republikës ndërkohë ka vendosur një detektor metalesh ku po zhvillohet kontrolli fizik i të gjithë personave që do jenë pjesë në ceremoni.
Aty ndodhen gjithashtu Banda Frymore e Ushtrisë, trupa ushtarake të Marinës dhe reparteve të tjera të Forcave të Armatosura.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.