“E them me zemër se zysh Vasilika është model frymëzimi për të gjithë!” – komenton Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Evis Kushi në një video të publikuar në rrjete sociale për Vasilika Dulin, mësuese e pianos në Korçë.”Pasi ka ndjekur “Institutin e Fëmijëve që Nuk Shikojnë” dhe ka plotësuar çdo kriter për t’u punësuar si mësuese, ajo ka tejkaluar çdo vështirësi dhe ia ka arritur me shumë sakrificë të dalë e para në portalin “Mësues për Shqipërinë”. Së fundmi, Vasilika është punësuar si mësuese e pianos në shkollën e mesme artistike “Tefta Tashko Koço” në Korçë dhe gëzon respektin e të gjithë komunitetit të nxënësve, prindërve, kolegëve e stafit shkollor” – shprehet Ministrja Kushi.Në takimin me Ministren Kushi, mësuese Vasilika ka treguar se si këmbëngulja dhe vullneti i saj bënë që ajo të arrinte të licencohej dhe të dilte e para në portalin “Mësues për Shqipërinë”. Me mbështetjen e familjarëve dhe miqve të saj ajo arriti të bëhej një shembull suksesi për të gjithë.
Linku i publikimit:
https://www.facebook.com/103464624802314/posts/143945197420923/?vh=e&d=n
Reportazhi me zysh Vasilikën: