Ndonse është një intelektuale ndër më të spikaturat që ka nxjerrte treva M.Madhe, poetja dhe romancierja , por dhe artistja Life Hasa, nuk e ka për “turp” që halli e ka nxjerrë në rrugë të madhe, duke shitur enë kuzhine , për të fituar bukën e gojes.Nderkohë që për të nuk sështë gjetur një vënd pune nga politika tash sa e sa vite.Ata që e kanë njohur dikur poetën , shkrimtarën dhe artistën , por edhe drejtoreshen e shtepisë së Pionierit në qytetin e Pukës znj.Life Hasa. Sot me siguri nuk iu bënë përshtypje fakti që një intelektuale ndër më të spikaturat në trevën M.Madhe dhe më gjërë tregton enë kuzhine në rrugë të madhe në lagjën Rust ë qytetit Shkodër.Në fakt vetëm ky realitet , është tregues i qartë i moskujdesjes, madje do thonim i nëpermkëmbjes së intelektualve gjithë këto vite.Në realizuam një intervistë të zgjeruar me poetën e shtise në rrugë Life Hasa nga e cila mësuam se realish ky eshte realiteti qe jetojme. .Më gjersisht , këtë intervistë të plotë do endiqni në ditët në vijim në emisionin “Gjurmët Tona” ne revisten “Fjala”