Poeti /Sjellë në “Marin Barleti””Jehonë bjeshke” “Melodi kujtimesh” dhe “Shtigje ëndrrash të trishta”

0
54
    Mund të jetë një imazh i 2 persona, njerëz në këmbë dhe njerëz të ulur      “Jehonë bjeshke” “Melodi kujtimesh” dhe “Shtigje ëndrrash të trishta” sollen sot nga Peja ne Biblioteken “Marin Barleti” ne Shkoder autorin e tyre, rugovasin Ramush Nikçi për te promovuar vargjet e tij, aty ku siç u shpeh ai, mbetet djepi nga ku perkundet me së miri kultura mbarëshqiptare.
Urime Profesor e suksese ne krijimtarine Tuaj!
Fjala ime
Përshëndetje të gjithëve!
Mire se keni ardhur ne kete promovim, te zakonshem si zhvillim, por te veçante per nga emocionet qe percjell gjithmone ardhja e vellezerve e motrave nga trojet jashte kufirit, per te ndare me ne vargjet e tyre, ndjesite e tyre, shpirtin e tyre.
Sot ato na vijne ngarkuar me bukurite e bjeshkeve te Dukagjinit,me krenarine e kreshtave te Rugoves,me butesine e shpirtit te nje poeti,me hijeshine e vashes , na vijne ngarkuar me boren e Alpeve, me rrjedhen e kristalte te Drinit,…na vijne me agun e mengjesit te Pejes sone te bukur.Mund të jetë një imazh i 4 persona dhe njerëz në këmbë
Tek po lexoja vargjet e Ramushit, nuk kishte si mos te me mberthente nje ndjesi krenarie e te qenit malesore.
Vargje qe perballin realitetin ne tere dimensionet, te prekshme e te paprekshme, por kudo njeriu mbeshtjelle ne dinjitetin e tij.Mund të jetë një imazh i 4 persona
Dicka qe bie ne sy tek lexon poezi pas poezie jane pershkrimet e vendeve ku Ramushi kalon, analizen ne vargje qe u ben bukurive te natyres e te njerezve, duke pasur njohuri dhe per figurat e objektet qe karakterizojne ate vend ku ai kalon apo pushon.
Vetem nje njeri qe e sheh te bukuren ngado mundet ti thure vargje pishave te Pukes, syrit te tropojanes, peshes se Rozafes,vashes se Rugoves..etj duke perjetuar ne vargje çastet e jetes, si nje ditar i veshur me lule, qe kushdo qe e lexon krijon ne mendje destinacione per ti vizituar nje dite  Mund të jetë një imazh i 4 persona, njerëz të ulur dhe ambiente të brendshme
Mu kujtua “Eja dallendyshe” kur mu tha qe ne Shkoder per promovim do vije nje autor nga Peja..ishte rasti i dyte qe ftohesha te flisja dy fjale per vargjet poeteve qe vinin nga Kosova jone.
Mbushur krahet me mall, vinin te zbarkonin ne gji te nenes, per ti thene, ja bijte e tu nana Loke..jeta i ka lodhur, por nuk ua ka prishur shpirtin per te shkruar, as zbehur deshiren per ti percjelle bashke.
Dua ta mbyll fjalen time,e percjelle deshiren madhe te autorit per te qene sot ketu me ne me vargjet e poezise se tij:Mund të jetë një imazh i 11 persona, njerëz në këmbë dhe njerëz të ulur
BUZËQESHJE SHKODRANE
Ende pa zbardhë dita m’erdhi një mendim
Si ta kaloj majen me një vit mundim
Tè dal përtej gardhit me oreks të vjetër
Të shoh trèndafilin në lëndinën tjetër
A lulëzon njësoj si n’livadhin tim ?
Do të nisëm bjeshkëve assesi n’makinë,
Ta shoh se si dukët Shkodra nè agim.
T’i mësoj përmendësh poezitë e Mjedës
Tabllo e atëhershme si nè kohë t’mesjetës.
Dallëndyshe eja përshendet Shiroka!
Trup për male t’blerta,ëmbèl buzëqesh toka.
Trupoj ndër lugina ta shkurtoj terenin,
në kasollë të errët ta takoj Migjenin.
Me guxim luani larg frikës së hiçit,
t’i lexoj me shije prozat e Koliqit.Mund të jetë një imazh i 4 persona
Ndoshta Gurakuqi me mustaqe t’zeza,
më jep zemër shkambi,mrekulli ndër breza!
Dro qè po harrova mund tè mè vrasè buka
Pa marr guxim zjarri n’kullè te Oso Kuka!
Shpejt kaloj pa leje në qytet te daja
Me zemër të hapur me mirëpret kalaja!
Kondicion fatosi,mendjen Abetare
Ta takoj n’muroja Rozafën bestare!
Rrugës shtruar n’gurë ngjitëm karshi qiellit
Syri plot uri sot nuk ja varë diellit
Kètu sheh parajsën e botës reale
Lumë ,liqe e det,rreth bjeshkë e livadhe.
Ç’është kjo perlë antike,nusëri legjendash
Vargon i pasosur,vatër trima pendash
Për pushkë nuk po flasim,tregon historia
Prap bjeshkëve,si bisha,unë kthehëm te shpia
Me fli autokton me mirëpret Malësia
Tung qytet hero,t’bekoftë Perëndia!

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.