PLAGOSJA ME ARMË ZJARRI NË SHKODËR/ QËLLOHET ME NJË PLUMB NË BARK 38 VJEÇARI, JASHTË RREZIKU PËR JETËN

0

Nje plagosje me arme zjarri ka ndodhur ne qytetin e Shkodres ku ka mbetur i plagosur nje qytetar. T. L, 38 vjeç nga Toplana eshte qelluar nga nje person tjeter, identiteti i te cilit nuk dihet akoma.Behet me dije se 38 vjeçari ka nje plumb ne bark por gjendja e tij eshte e stabilizuar pasi eshte derguar ne Spitalin Rajonal te Shkodres dhe eshte nen kujdesin e mjekeve. Raportohet se ngjarja ka ndodhur ne kryqezimin e zones se quajtur “Prek Cali”.

Rrethanat e ngjarjes nuk dihen akoma por policia ka mberritur ne vendngjarje per te zbardhur çeshtjen. Burime policore bejne me dije se jane shoqeruar 2 persona.

Nderkohë që  bëhet e ditur se:Me marrjen e njoftimit, shërbimet e DVP dhe të Komisariatit të Policisë Shkodër kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe falë veprimeve të shpejta profesionale kanë bërë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar, shtetasin L.K, 29 vjeç banues në Shkodër.Shërbimet e Policisë në bashkëpunim me FNSH kanë rrethuar zonën dhe vijon krehja e saj për kapjen e autorit.Në atë zonë është kapur dhe shoqëruar një person që dyshohet se ka djeni për ngjarjen.Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër po vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe sigurimin e çdo prove materiale në vendngjarje që do ti shërbejë hetimit dhe dokumentimit të plotë ligjor të ngjarjes

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.