J
JAK RROZHANI
Është përuruar rikonstruksioni i Pallatit të Kulturës i qytetit të Lezhës me kushte optimale dhe parametra bashkëkohorë,të cilat i kishin munguar deri më tani . Ky investim i Qeverisë dhe i Bashkisë Lezhë, ishte një dhuratë e bukur për festat e fundvitit qytetarëve dhe artdashësve lezhjanë, të cilët i kanë dhënë jetë e gjallëri në vite këtij pallati me mbushjen e sallës me duartrokitjet e shumta dhe të ngrohta artistëve të çdo zhanri e çdo artisti të çdo moshe , duke e gjallëruar në vazhdimësi jetën kulturore dhe artistike të këtij qyteti me kulturë dhe histori ,art dhe trashëgimi artistike, mikpritje e bujari, që ka pritur në skenën e tij dhjetra artistë të fushave të ndryshme dhe të gjitha moshave jo vetëm lezhjanë ,por edhe nga qytetet e Shqipërisë , Kosova , trevat shqiptare dhe më gjërë. Një pallat kulture komod dhe me infrastrurë moderne ,tashmë shtëpia e re dhe komode e artit dhe e kulturës, e artistëve dhe krijuesve të shumtë,që Lezha krenohet me kontributin e tyre në vite, që nga Ansambli ” Çiftelia e grupe të tjera artistike, teatrore etj. duke e përfaqësuesit atë denjësisht në skenat e festivaleve lokale e kombëtare ,por edhe jashtë vendit ,duke fituar trofe, çmime ,tituj nderi dhe vlerèsime të ndryshme, duke nderuar kështu veten dhe qytetin e tyre : Lezhën. Një koncert i bukur artistik, do ti jepte bukuri dhe atmosferë të gëzueshme festive këtij përurimi dhe kësaj dhurate te bukur për artistët dhe artdashësit lezhjanë.