PD e Rithemeluar ndryshon sloganin

0
78

Pas zgjedhjeve lokale, “Rithemelimi” i Sali Berishës ka ndryshuar sloganin që do i shoqërojë për muajt në vijim, kjo deri në përfundim të analizës të procesit zgjedhor që kanë nisur të bëjnë, për humbjen e thellë që morën në zgjedhjet lokale të 14 Majit.

“Pa zgjedhje të lira, nuk ka zgjidhje”, është slogani i ri i “Rithemelimit”, ku më parë kanë pasur “Shqipërisë i dalim Zot”, apo edhe “Ndryshimi në duart e tua”.

Pas përfundimit të zgjedhjeve, ku koalicioni “Bashkë Fitojmë” mori vetëm 7 Bashki, Sali Berisha ka deklaruar se do të hetojë qendër për qendër për të vërtetuar se 14 maji ishte një “farsë elektorale”.

Sesa do të zgjasë kjo analizë nuk dihet, e ndërsa në përfundim të saj, Sali Berisha ka bërë me dije se do të votëbesohet, ashtu siç e kërkon statuti i Partisë Demokratike të ndryshuar në dhjetor prej tij.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.