Pashkët ditë feste , shprese dhe ringjallje edhe me kontributin historik të Shqiptarve 

0
1830

Nga : Ndue BACAJ

Pashkët  kremtohen  qindra  apo mijera vite para  ardhjes  së Mesisë së paralajmruar Jezu Krishtit në token e Shenjtë të Izraelit , por  atehere festimi i Pashkeve kishte kuptim tjeter, pasi siç  e gjejmë të shkruar në Bibel (fq.92-94) , Pashkë do të thoshte në  hebraishten e vjeter  KALIM (kjo e bazuar në foljen  PASAH).  Pashket atehere simbolizonin kalimin  e Zotit  neper tokat e Izraelit ,per ti shpetuar nga roberia e paganizmit Egjyptian..Vet Moisiu në ato kohë i thoshte popullit të tije që diten e Pashkeve të benin nga një Qengje fli ,ku me gjakun e tije të sterpiknin ballin e shtepiave të tyre. Sterpikja behej me deget e bimes së kuqerremt me emrin HISOPI. Gjithashtu Moisiu i porosiste që mishi i qengjit të piqej  dhe të hahej shpejte pasi janë  Pashket , pra Kalimi…Pashket në atë kohë festoheshin  të shtunden e parë  pas ekuinoksit me Henë të plotë.. Pas  ardhjes në jetë të  Jezu Krishtit dhe doktrines së tij shpetimtare ,  festimi i Pashkeve  vijoj edhe nga vetë Jezusi me  Apostujt e tij.  (Bibla fq.1451). Që nga ajo kohë Pashket filluan të kenë një kuptim më të gjerë shpirterore dhe  Hyjnore, pasi Pashket  ishin ditet e kalimit  nga roberia Pagane ,në  mbreterinë  qiellore të vetë Zotit, më të derguarin e tij Jezusin.. Por kuptimi i vertet i kremtimit të Pashkeve do të vinte  pas ringjalljes në diten e tretë (të Dielen) të Jezu Krishtit që sundimtaret pagan romak i kishin marrë  jeten toksore duke e kryqezur e varrosur diten e premte. U deshtë që në krye të perandorisë Romake të vinte Iliri (shqiptari) nga Nishi (Nasiussi) i Kosoves (sot nën Serbi)  Flavio Valerio Kostandini (Kostandini Madh) , që me Ediktin e Milanos ne vitin 313 te “legalizoi” Besimin Kristian , ndersa e diela  Kristiane , që nga viti 321 me “bekimin” e Kostandinit te Madh zevendesoi te shtunden “hebraike)… Pashket festohen tre dite,pra aq sa zgjati ringjallja e Jezusit,dhe kanë si kohë kremtimi (per katoliket) të dielen e parë me Henë të plotë pas  ekuinoksit të  Pranveres (dhjetë diteshi i tretë  i marsit –gjysma e parë e prillit..). Simboli i Pashkeve janë VEZET që njihen si embrioni i riprodhimit  të jetes ,ndersa ngjyra e kuqe që ngjyrosen ,perfaqeson gjakun që fali pa kursim i derguari i Zotit-Jezusi ,si dhe vet dashurin njerzore . Pashket si ditë ringjallje e shprese , kanë bekimin , Faljen e mekateve e gabimeve njerzore , ku kjo arrihet me anë të Sakramentit të Rrëfimit .. Para Pashkeve bëhet  bekimi i bukes dhe vlerave të tjera ushqimore e jetsore… Pashket pas Krishtlindjes janë  evenimenti me i rendesishem i Botes Kristiane ,e cila  në keto ditë shkon në  Kisha e Meshë ,duke ndezur qirinjë dhe duke ju lutur  Jezu Krishtit  në Qiell ,  doktrina  jetdhenes e të cilit tashmë  është jo vetem BESIM ,por edhe QYTETRIM ,që e jetojnë e shijojnë edhe ata që e kanë mohuar ,siç i paralajmronte Jezusi ndjekesit e tij para dy-mijë viteve… Ne në Shqiperi e kemi provuar mbi kurriz ketë mohim në vitet e ateizmit komunist , mohim që ende duket se e kemi mallkim , prandaj vijojmë të jemi të fundit në Europë ( e thuajse në Botë) në qytetrim , zhvillim , ndertim e mirqenie … “Gjithsesi”  me shendet Pashket  të  gjithë  kristianeve (Katolik) shqiptarë ,por edhe të gjithë  atyre shqiptarëve  që besojnë në ringjalljen (veçanarisht në ate shpirterore ),per të cilen ne shqiptaret ende kemi më nevoj se asnjë komb tjeter në Europë e më gjërë…

Athine , 01 prill 2018

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.