Një emër surprizë në listën zyrtare të përfaqësuses së Malit të Zi. Bëhet fjalë për futbollistin shqiptar Kristijan Vulaj, i cili është grumbulluar nga trajneri Miodrag Raduloviç, për 3 sfidat e muajit mars ndaj Letonisë, Gjibraltarit dhe Norvegjisë. Lajmin e ka konfirmuar edhe klubi shqiptar në Mal të Zi, KF Deçiç Tuz.Futbollisti ynë, Kristijan Vulaj është ftuar nga përfaqësuesja e Malit të Zi. Njëherasi është shkruar historia; futbollisti i parë i Deçiqit në 94 vitet e fundit që ftohet në ekipin A të Malit të Zi”, shkruhet në njoftimin e klubit shqiptar.Kristijan Vulaj ftohet ne perfaqesuesen e Malit te Zi‼️
Futbollisti yne Kristijan Vulaj eshte ftuar nga perfaqesuesja e Malit te Zi. Njeherazi eshte shkruar edhe historia: fudbollisti i pare i KF Deciqit ne 94 vite histori i ftuar ne perfaqesuesen seniore te Malit te Zi. Suksese Vuki! Më se e merituar.