Shkolla e Oblikës në njësinë administrative Ana e Malit nga sot mban emrin e kolonel Idriz Hoxhës, “Dëshmor i Atdheut”.
Bir i kësaj zone dhe pasardhës i një familje të nderuar, ai humbi jetën në krye të detyrës në vitin 1993, ndërsa shërbente në Regjimentin e Rinasit. Mes familjarëve, miq dhe kolegëve nderuam figurën e tij, profesionalizmin, perkushtimin dhe ndjenjen e lartë të përgjegjsisë, që do të shërbejë si frymëzim për brezat e ri që t’i shërbejnë me përkushtim vendit të tyre. Idriz Hoxha shërbeu në radhët e ushtrisë shqiptare, por edhe në fushën e arsimit duke lënë pas një emër të nderuar, sot i rreshtuar krah dëshmorëve të atdheut.