Oblikë- Shkodër/Depozitat e ujit rrezik për shembjen e pallateve

0
155
 Banorët e Oblikës: Jemi pa ujë, depozitat kanë amortizuar objektet

Banorët e fshatit Oblikë në njësinë administrative Ana e Malit, vetëm 15 minuta larg qytetit të Shkodrës prej vitesh përballen me mungesën e ujit të pijshëm dhe për këtë arsye ata janë detyruar që të vendosin depozita mbi tarracat e pallateve.

REVISTA FJALA SJELL SHQETESIMIN TUAJ

Në këtë fshat janë 13 pallate me rreth 200 familje, të cilat si zgjidhje të vetme kanë gjetur instalimin e çisternave që po rrezikojnë të shembin tarracat e pallateve.Pas situatës dhe dëmeve të krijuara nga tërmeti i 26 nëntorit 2019 ,u vendos heqja nga tarraca e pallateve të gjitha depozitat të ujit, me qëllim parandalimin e ngjarjeve të rënda.Megjithatë ende realiteti vijon të jetë si më parë. Familjet e bllokut të pallateve në Oblikë presin zbatimin e një projekti nga Bashkia Shkodër për tu krijuar kushtet që të furnizohen me ujë të pijshëm pa ndërprerje burimin e të cilit e kanë vetëm pak metra larg vendbanimit.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.