Në realitet një gjë nuk po e kuptoj nga politika, dhe veçanarisht nga opozita Shqiptare.Si shpjegojnë Luli dhe Monika që sot , tashmë pas një viti të ikjes së tyre nga mospjesmarrja në zgjedhjet vendore , ia dhuruan pushtetin më të afert dhe të drejtëperdsrejtë me qytetaret Rilindjes. Unë në fakt nuk jam kundër dhuratave, por jo kaq banale dhe të dëmshmë për popoullin.Them kështu për vetë faktin se I gjithë pushteti vendor në shqiperi maksimalisht qeveriset nga minoranca, jo më shumë se 10 përqind e votuesve Shqiptar.Dhe për hirë të së vertetës, unë nuk fajsoj për këtë pushtët minorancen e rilindjen, si përfituese e “dhuratës”, por dhuruesit.Dhe serish ajo që shqetson çdo shqiptar është fakti se “ dhuruesit” gjatë gjithë kësaj kohe , një herë të vetme , jo vëtëm që nuk kërkojnë ndjesë, por nuk citojnë në fjalimet e tyre , se do të mund të kerkojnë zgjedhje të parakoheshme vëndore.Kjo mbase tregon qartazi “besnikrinë e dhuiruesve , ndaj të dhuruarve pushtet.Gjithë ky realitet i shemtuar politikë , mu pshteros, gati në të “vjella” politike nga kjo çorbë e prishur që u jepët qytetarve nga klasa jonë politike. Dhe ja.Në mbledhjen e fundit të këshillit të Bashkisë M.Madhe, ndër dy pika që kishte rëndi I ditësë , perjashto të ndryshmet, njëra ishte: Detajimi I fondit rrezervë për njësitë e vetqeverisjes vëndore për vitin 2020 për bashkinë M.Madhe.Natyrisht shoqëruese e kësaj fjalie krejt të pa kuptimt për shumicën e këshilltarve , ishte dhe një shkresë tjeter që mbante firmën e kreut të Bashkisë Tonin Marinaj. E “deshifruar” me dy fjalë, kjo fletë shoqëruese u kerkonte këshilltarve të ngrejnë dorën për të miratuar këtë transfert parash , ku për kater muajt e fundit u mungonin parat per rrogat e administratës.Ndaj këshilltarët rilindas , pa dashur të dijnë perse nuk ështe realizuar planifikimi I të Ardhurave nga bashkia? Perse… O sa shume perse janë që duan përgjigje.! Po kush të pyesin? Mungon opozita e Lulit dhe e Monikës.Kësisoj këta këshilltarë si njerzë me zëmër të madhe që janë ,ngrejnë doren sipas orekseve të kreut të Bashkisë . Dhe vetëm kaq! E pra ky është pushteti I dhuruar….