(risjellë)
Kam ditë që nuk shkruaj poezi
Kam ca ditë..
Nuk është se nuk kam muzë
shpirtin plot e kam…
Nuk kam të kuqt’ në buzë,
as emocionin që vërtitet rreth,
nuk kam as shiun e mallit mbi xham.
Kam ca ditë që vargun nuk e gjej,
nuk gjej as germat brenda vargut,
as pikat e presjet,
as rimën tek vjen vrullshëm nuk e ndjej.
Kam ca ditë që nuk jam bosh,
jam përplot,
përplot me diçka që as vet’ se di,
Jam përplot me një shpresë(jo të kotë),
rend në reale e jo në fantazi.
Kam ca ditë që nuk shkruaj
por, po shkruaj ca vargje tani,
pa shumë rimë
pa krahasime a hiperbola
pa shumë fantazi
me pakëz magji,
ca vargje ku jam unë,
ku je TI.
Po shkruaj ca vargje sot
pa shumë fjalë
me ndjenjë përplot.