Shkrfuar nga :Ramazan Çeka
Legjenda e këngës shqiptare Nexhmije Pagarusha ka bërë histori suksesi në Kosovë e Shqipëri dhe emri saj është gdhendur në zemrat e shumë bashkëkombësve.Më 8 maj 2019, Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Kosovë, në Sallën e Kuqe në Pallatin e Rinisë në Prishtinë, organizoi një koncert solemn me rastin e 86-vjetorit të ditëlindjes së yllit shqiptar Nexhmije Pagarusha.
Këtë veprimtari e kishin nderuar me pjesëmarrjen e tyre shumë artistë, këngëtarë, miq e adhurues të shumtë nga të gjitha trevat shqiptare, të cilët ishin mbledhur që ta urojnë së bashku, por edhe të festojnë së bashku për këtë mbretëreshë të madhe të muzikës shqiptare.
Në këtë eveniment të mrekullueshëm përformuan këngëtarë nga të gjitha trevat shqiptare, përfshirë Kosovën, Maqedoninë dhe Shqipërinë. Ndër këngëtarët të cilët erdhën në Kosovë që me ëmbëlsinë e zërit të tyre të festojnë ditëlindjen e bilbilit Nexhmije Pagarusha, ishin: “Mjeshtri i Madh” Bujar Qamili, Selami Kolonja, Shpresa Gashi, Shkurte Fejza, Era Rusi, Rona Nishliu e shumë të tjerë.
Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, z.Qemal Minxhozi, ndër të tjera tha: “Është privilegj pjesëmarrja në ditëlindjen e divës së këngës shqiptare Nexhmije Pagarusha”, është privilegj për secilin për të marrë pjesë në ditëlindjen e saj, e cila na ka frymëzuar për të bërë këtë dhuratë modeste për figurën e saj të çmueshme”.
Këngëtarja e madhe Nexhmije Pagarusha, simbol i këngës dhe muzikës, jo vetëm kosovare, por mbarëshqiptare, festoi datëlindjen e saj të 86.
Kjo datë do të jetë dhe do të mbesë e paharrueshme, jo vetëm për të, por edhe për gjithë dashamirësit dhe bashkombasit e saj kudo që janë, për këtë yll shqiptar që do të mbesë përjetë simbol dhe frymëzuese për brezat që do të vijnë.
Në këtë publikim do të shprehë këtu kënaqësinë e madhe që sjell edhe për mua, për krijimtarinë time si poet, bashkëpunimi me kompozitoren virtuoze, profesoresha Pranvera Badivuku, orkestruesin Kreshnik Aliçkaj, Kujtim Shalen për regjistrimin e vokalit në studion e tij në Pejë dhe këngëtarin e mrekullueshëm Selami Kolonja, me këngën kushtuar Nexhmije Pagarushës, me titull “Lauresha Kosovare”, e cila u mirëprit me shumë sukses nga të pranishmit, duke krijuar një emocion të jashtëzakonshëm si për publikun, ashtu edhe për mbretëreshën Pagarusha.