VEMENDJE: 5 SHTATORI 1997 DITA E SHKUARJES NË AMSHIM TË SHENJËTORES NËNË TEREZA, DHE E SHENJTERIMIT.

0
NGA NDUE BACAJORIGJINA MË E HERSHME E KASTRIOTËVE NGA KASTRATI? – Dielli | The Sun
Si sot me 5 shtator 1997 nga planeti Tokë u shua një yllë mbi yje që sillte dritë, paqe, harmoni e shpresë për jetën. U shua nga kjo botë e përkohëshme për t’u ngjitur lart në Qiell në amshim Nënë Tereza. U shua duke na lënë si kujtim veprat e saja në sherbim të njerzëve në nevojë thuajse në çdo cep të globit tonë, duke na lënë në këtë tokë trupin të cilin e kishte marrë përkohësisht, ndërsa shpirti i saj shkoi në Parajsën qiellore ku rrinë Engjëjt, pranë Jezu Krishtit me emrin e të cilit jetoj e veproi. E ne vetëm tani e kuptojmë se Nënë Tereza nuk kishte qenë një njeri i kësaj toke, por kishte qenë një Engjëll i vërtetë që vetë Zoti ja kishte falë përkohësisht kësaj bote halleshume. Është fat i paçmuar për Racen tonë Ilire-Shqiptare që vetë Krijuesi zgjodhi bijën tonë për ta shenjtëruar, pasi në trupin e saj kishte dërguar shpirtin e shenjtë, duke e bërë shenjtore. Kur kishte lindur Nënë Tereza me 26 gusht 1910 në Shkup nga prindërit shshqiptar Kolë dhe Drane Bojaxhi, ishte pagëzuar me emrin Gonxhe Bojaxhi, ndërsa kur “çeli” kjo gomxhe shenjtë mori emrin Nënë Tereza, e mori gjatë misionit të saj të bamirësisë, tek motrat Loreto e pastaj krijoi misionin e saj që e përhapi në 123 vendet e botës, ku India e Largët ishte epiqendra e deri në atdheun e saj të sapo çliruar nga diktatura komuniste. Nënë Tereza lutej për të gjithë popujt e botës që vuanin nga mjerimi, skamja, padrejtësia si dhe sëmundjet e Epidemitë, ku edhe mrekullitë e këtyre lutjeve nuk munguan, dhe ndër lutjet më të fuqishme duket se kishin qenë edhe ato për popullin e saj shqiptar që lëngonte nga epidemia e kuqe. Në pak vite që i kishin mbetur mbi këtë tokë bijes sonë të Shenjtë Nënë Terezës, ne e nderuam e respektuam si asnjë popull tjetër në botë, ndërsa bija jonë hyjnore na fali e na njohu si “GJININË” e saj, shpesh mëkatare jo për fajin tonë… Nënë Tereza që nga 5 shtatori i vitit 2016 është shenjtëruar nga Selia e shenjte, ndaj në këtë ditë Nënë Tereza, ka edhe ditë-festen e saj, (siç kanë ditët e shënuara edhe rreth 600 shenjëtor e martir të krishterimit nga raca jonë Iliro-Shqiptare). Për t’a mbyllur këtë vëmendje të vogël para vepres saj të madhe, mendova së pari të citoj fjalët shqip (se ajo si shqiptare dinte të shkruante e lexonte shqip), për ne, gjininë e saj të datës 10 dhjetor të vitit 1979 në Oslo ,kur do të merrte çmimin nobel, si dhe pak nga sentecat e saja që kanë vlera të përjetshme: “Unë gjithmonë e kam në zemër popullin tem Shqiptar. Shumë i luti Zotit që Paqja e Tij te vij ne zemrat tona, në gjitha familjet tona, në gjithë botën. Luti shumë për fukarat e mij – dhe për mua dhe motrat e mija. Une lutem për juve”. M. Teresa Bojaxhiu.
-Paqja fillon me një buzëqeshje.
-Fjalët e sjellshme mund të jenë të shkurtra dhe të lehta për t’u shqiptuar, por jehoha e tyre është e pafundme.
-Uria për dashuri është shumë më e vështirë të largohet se uria për bukë.
-Nëse nuk ushqeni dot 100 njerëz, ushqeni një.
-E shkuara iku, e tashmja nuk ka mbërritur ende. Kemi vetëm të sotmen. Le t’ia nisim.
-Varfëria më e tmerrshme është vetmia dhe ndjesia e të qenurit i padëshiruar.
-Nëse i gjykoni njerëzit, nuk keni kohë t’i doni.
-Çfarë mund të bëni për të reklamuar paqe në botë? Shkoni në shtëpi dhe dashuroni familjen tuaj.
-Nëse nuk kemi paqe, kjo ndodh sepse kemi harruar që i përkasim njëri-tjetrit.
-Nuk na duhen armë dhe bomba për të sjellë paqen, por dashuri dhe dhembshuri.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.