Një propozim që dje nuk duhej të kalonte në heshtje

0
1004

Kadri Ujkaj – Kritik letrar

“Prof.Kol Prela-deputeti historik i Dukagjinit” i publicistit dhe shkrimtarit të mirënjohur Prele Milani , një liber dinjitoz , me vlera komplekse , sa dokumentare , sa letrare , falë harmonizimit të gjuhes poetike me gjuhen e dokumentit , njëherish po aq civile dhe demokratike , në kontekstin e një shoqerie si kjo e jona që vetem thelbin shkencor dhe filozofik të plurealitetit në një shoqeri të hapur vijon ta mbajë peng të dallkaukllekut , klientelizmit dhe mediokritetit elegant . Nëse promovimi i këtij libri në një mjedis serioz dhe elitar si biblioteka universitare në USH “Luigj Gurakuqi” që një gjetje shumë funksionale , merite e Shoqates Atdhetare “Dukagjini”, sikur auditori në fjale neser do të thirrej me emrin e drejtorit të parë të shkolles Normale të Elbasanit , “Prof.Kole PRELA” personalisht dhe profesionalisht , do ta perjetoja me ate kenaqesi që dikur pata përjetuar emrin “LUIGJ GURAKUQI”, viganit liberator , njerit nga ish-drejtoret e shkelqyer të po kësaj Normaleje , në balle të universitetit në fjale , falë propozimit të suksesshem , intelegjent dhe kurajoz të mikut tim dhe të gjithë Shkodres , publicistit , polemistit dhe humoristit , tejet elegant , të të ndjerit Mark Bregu , drejtuar ish-Presidentit R.Alia , kësaj radhe i takon Shkodres universitare ta bëjë realitet këtë sugjerim timin , larg të gjitha komplekseve përjashtuese , brenda vetvetes , cka u lexua , mjerisht aq qartë , dje në mungesen totale të përfaqesuesve të pushtetit lokal , edhe pse dikasteri i Mbrojtjes do ta nderonte dje (pas vdekjes) me “Certifikate Mirënjohjeje”, Prof.Kole Prelen) . Vlera te tilla si Prof.PRELA , e sikurse edhe kontribute te tilla , si libri i sapoprezantuar , kushtuar personalitetit në fjale nga ana e autorit dhe intelektualit Prele Milani , në epoken e integrimit dhe të gjithë perfshirjes maksimale , i bëjne nder Shqipërise . Rrjedhimisht jane vlera që pasurojnë identitetin e Shkodraloces sonë , fatlume me bije të tillë si Prof.Kole Prela , Kultura , Formimi dhe kontributi total i të cilit qe armik nr.1 i përjashtimit , apo abuzimit me vlerat e një plurarizmi Evroatlantik , si ish-deputeti i pare , vërtet historik , i Dukagjinit , kësaj treve vlerash identitare , sot “Nderi i Kombit”… Dhe , mëqenese dje , propozimi që gjykova ta artikuloj publikisht , mbeti brenda meje , falë fatit absurd të kalimit në heshtje të obligimit tim permanent , të mirënjohur , në momente të tilla promovuese , vendosa ta bëj publik opsionin tim , sepse Prof.Kole PRELA , edhe pse jetoi një rini madheshtore , që u mbyll tragjikisht , ndryshe sic nuk mund të mbyllej ndryshe në një diktature sui-generis .

AI KURRE NUK E PRANOI HESHTJEN NDAJ FATIT DINJITOZ TE SE ARDHMES SONE EVROPIANE SI KOMB.

Shkoder me 7. 04 . 2018 Kadri Ujkaj – Kritik letrar

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.