NJË FAMILJE QË PO I SHUHET SHPRESA PËR JETEN

0
648

Është një realitet trishtues, madje një realitet i hidhur deri në pabesushmëri. Drane Pllumaj një grua 74 vjeçare e cila ka zbritur nga fshatrat e Kelmëndit në fshatin Omaraj të njësisë administrative Gruemirë M.Madhe, natyrisht në kërkim të një jete më të mirë. Fati nuk është treguar aspak i mëshirshëm më këtë grua plakë dhe dy fëmijët e saj, ndonse në moshë të rritur, por asnjëri prej tyrë nuk janë në gjëndje shëndetësorë për të ndertuar familjen e tyre dhe për më tepër për të jetuar si duhet dhe këta vetë. Ishte kryeplaku i fshatit Omaraj Paulin Rumija, por edhe i moshuari Marash Noli, të cilet falë zëmërgjërsisë së tyre prej disa kohësh kontribojnë për këtë familje, sa për të mbajtur gjalle frymën. Ndaj dhe trokiten në dyert e emisionit “Jete Tjeter” në Tv Kopliku, për të bërë të mundur sensibilizimin e shoqërisë, për të mundësuar sado pak që të jetë e mundur ndihmën për ketë familje në gjëndje të mjeruar. Këtu skamja dhe mjerimi, por edhe pleqëria, edhe smundja kanë bërë të tyrën, duke kthyer këtë familjë në modelin e tejskajshmërisë së pamundësisë për të përballuar jetesen. Shtepia në një gjëndje migjeniane, ku dimri i këtij viti që po troket realisht do të jënë i pa perballueshem, çfare bije jashte ketu hynë brënda. Kështu, kjo shtëpi që vetëm ëmrin ka të tillë, është streha ku zbardhen dhe ngrysen kjo familje. Ne ishim me kamërën tonë dhe realizuam pamjet vertetë të llahtarshme, intervistuam, natyrisht aq sa mundem këta njerëz, por edhe kryeplakun e fshatit dhe njerzit që për hirë të dhimbshurisë u gjëndën pranë këtyre njerzve në nevoje. Të gjithë njeherazi apelojne. Ju pushtetar, nese keni sadopak ndjenjë njerzore ejani një herë në këtë familje dhe kontribuoni sa të mundeni, por edhe ju njerz më zëmër të mirë, bashkpunoni me në të emisionit “Jete Tjeter”, me kryeplakun e fshatit për të nxjerrë nga kjo situatë këtë familje që po i shuhet shpresa e jetes. Ndërkaq duam të sjellim në kujtese se Adela Paleskos një shqiptare e mirë qe jeton në Amerike ka dhene kontributin e saj, por kërkohet të bashkohen edhe të tjere…Plaka Drane dhe dy femijët e saj presin, janë në mëshirë të fatit…!

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.