“NGA LARG DESHIRAT ME TY TRAZOJ”

0
108
Nga Meri Mezini   
– Dita  nis  me poezi, dhe ku ka më bukur se  tësim ditën me  poezinë “trazuese” të  ndjenjave  njerzore.Këtë trazim  askush më bukur, më  me art  nuk e realizon se  sa  poetja  tanimë me një  shpirt  të pasur dhe të  bukur  si Meri Mezini !-redaksia e revistës “Fjala”-Mund të jetë një imazh i 1 person
Dua të jesh gotë, unë të vë buzët,
ti puth sa here, ty të kujtoj,
ndoshta kurrë, s’do të prek nga afer,
nga larg deshirat, me ty trazoj..
Aty do ngop,shpirtin nga malli,
shpirtave tanë, tu them gëzuar,
dhe pse je largë, s’je afer meje
puthjet gotes, ja marrë hua.
Do behem gote, t’më prekësh mua,
t’më rrotullosh, me ato duar
paditur se gota, do jem unë,
në puthjet e tona, do lundrojmë pa fund.
Dua të jesh gotë, mbi tavolinë,
sa her te vij, të bëj gëzuar,
mos të marrë leje, të vë unë buzet
atëhere do them, të kam shijuar..
Shtrat i shportrave, të jete tavolina,
trupat tanë, ngjeshur
shtrenguar,
me gotat gëzuar, buzet ngjitur,
të dehur, mëngjesin ta presim zgjuar..

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.