Ne jeten e tij njeriu ka shume pengje. Nji i tille, ne moshe te thyme, me ka mete peng ,se nuk hina ne asnji parti, per dreq biografine me e ndreq!..
Me zhvillimin qe mori elektronika e Fb., u perpoqa ne ndonji grup sepaku me hi (edhe me keshillat e shokeve te mi)!..
Por…Nji grup nuk me pranoj.Me thane se je keq me biografi. Ke ba dikur hijeshi me do shkrime era parti , jetes se lumtun socialiste (gjysa rrena), per aksione e pune vullnetare (pa pare), per pionieret e enverit etj.etj.Nji grup qe mbane emnin è nji Mali me tha je qytetar e ne pranojme vetem katundare
Nji grup tjeter me tha nuk zotnon mire gjuhen letrare ne ortografi e nji tjeter, duhet gegnishtja safi!..Ndersa nji grup me shume anetaresi ,me tha nuk kena vende per ty ku me te shti!..
Atehere i bana nji kerkese me shkrim Gjino Lukes,kushri amministratore te “Mahallalijve te vjeter (edhe te rij)”…
Nuk mund te bajsh pjese ne grupin tone me tha: “Jena kushrij, e pranimi jot perban nepotizem (vetem deri tek brezi i trete), se qeverija e jone e Rilindjes, e lufton nepotizmin me fanatizem!
I mbetun jashte grupeve, po postoj me forcat e mija, siç na pati mesu dikur partija, nji tregim, me disa ndryshime, marre prej librit me titull “Nastradini”
*
Masi kishte punu gjithe diten, Nastradini u kthye ne shpi i lodhun per vdekje. U ul ne tavolinen e bukes dhe filloj te anderroje: “Ah sikur te kishe nji supe te nxehte..sikur kjo supe te kishte pak spec djeges e disa copa mishi neper te…e me nji luge ta hajshe me kenaqesi”!.
Ndersa ai po fantazonte per supen..dikush gersiti ne dere!
Hapi deren dhe pa djalin e nji kushrini, qe mante ne dore nji tas!?
“Çka ke ne dore, o djale?” e pyeti Nastradini.
“Te lutem Nastradin, nanen e kam te semunde; a mund te me nepish pak supe te nxehte?”…
Mbasi e ktheu pa gja djalin medoj: “Si jane te afermit?..Arrijne te nuhasin edhe anderrat tueja”