NËPËR FAQET E NUMRIT TË RI , TË REVISTËS LETRARE TË TIRANËS , “ILLZ”…

0
1893

Nga: Prof.Murat  Gecaj – publicist e studiues

1.

Dashamirësit e letërsisë,  por dhe lexues tjerë të interesuar, poetë e shkrimtarë, punonjës të kulturës e artit etj., tashmë, janë në dijeni se, që nga viti 2016, nisi të botohet Revista Letrare e Tiranës, me emrin e bukur e domethënës, “Illz”. Në numrin e parë të saj, drejtori i kësaj Reviste, Izet Duraku, ndër të tjera, shkruante edhe këto radhë : 

“Me revistat “Shejëzat e “Hylli i Dritës”, “Illz” ka të ngjashëm emrin dhe misionin, që bashkohet, si edhe në media të tjera letrare, te fjala “dritë”, që do na duhet për të parë më mirë synimet tona, për qartësi mendimi e bukuri dieje e vërtetësie.E ardhur nga thesaret dialektore të shqipes, “Illz” do  që të shprehë, me përulje, nderimin për rrënjët tona më të hershme”. Dhe, në mbyllje: “Illz”, si revistë letrare e Tiranës, do të jetë e hapur për të gjitha gjinitë letrare: poezi, prozë e dramaturgji. Vend të rëndësishëm do të zenë: studimet, kritika, esetë dhe vlerësimet, për veprat më të mira, të botuara në hapësirën mbarëshqiptare: në Ballkan,  në Diasporë dhe jo vetëm…”.

Kështu, me këtë mision atdhetar e letrar, muaj pas muaji, kjo revistë e bukur dhe faqeshumë, u bë e njohur dhe e dashur për masën e lexuesve tanë, brenda e jashtë Shqipërisë. Sigurishht, duke kaluar edhe vështirësitë e njohura, me kujdesin e redaksisë, ku është kryeredaktor miku ynë i përbashkët e i zellshëm, Rexhep  Shahu dhe me bashkëpunimin e Bordit të saj e të sponsorëve bujarë, ku spikatë Flamur L.Hoxha, revista “Illz” arriti që ta vazhdojë me sukses të plotë botimin, deri në numrin më të fundit të saj, pra Nr.9-Janar 2018.

2.

Tani, kur e kemi ndër duar këtë numër të ri të Revistës Letrare të Tiranës, “Illz”, sigurisht shkurtimisht, po ua paraqesim lexuesve të nderuar, përmbajtjen e saj. Ashtu si në numrat e mëparshëm, në kapakun e parë është botuar fotografia e një krijuesi të njohur, në këtë rast, e Teki Dervishit. Ndërsa në kapakun e fundit është botuar fotografia e martirit të paharruar, Jusuf Gërvalla, me origjinë nga Malësia e Gjakovës (Tropoja).

Në çelje të revistës është botuar një poezi, nga Sabri Hamiti, kushtuar kujtimit të krijuesit të  njohur dhe ish-President i Republikës së Kosovës, Ibrahim Rugova .

Për lehtësinë e lexuesve, shkrimet e bashkëpunëtorëve të revistës “Illz” janë botuar në rubrika të veçanta. Në rubrikën “Faqet  e redaksisë”, është botuar shkrimi i Agron Tufës, me titullin “Donkishotët’ e ‘realizmit socialist”. Në vazhdim, është publikuar “Parathënia” e “Kanunit të Lekë Dukagjinit”, nga At Gjergj Fishta. Në rubrikën “Studio” është publikuar shkrimi “Nëntë fillime”, nga Margaret Atvord dhe intervista me shkrimtarin Teki Ddervishi, “Hibridizimi i cultures, prodhon çkombëtarizimin”.

Nëntë shkrime janë botuar në rubrikën “Personaliteti”. Ndër ta, flasin për  Teki Dervishin (“Disa nga librat  e Teki Dervishit”, “Nga libri me poezi, Nimfa-I” e “Nga libri me poezi, Nimfa-II”-Prishtinë), si dhe shkrimet nga: Veli Karahoda, “Kthimi i përjetshëm i Teki Dervishit”; Ramadan Musliu, “Teki Dervishi, artisti në rolin e dramaturgut” dhe Nehat Sopaj, “Teki Dervishi, figura letrare e shkrimtarit”. Po në këtë rubrikë, janë botuar dy fragmente nga drama “Zhvarrimi”, e Pjetër Bogdanit dhe nga romani i Dush Kusarit, “Palimpsest”. Për dramën e Bogdanit është botuar dhe një shkrim nga Shaban Sinani.

Tërheqin vëmendjen e lexuesve edhe shkrimet e botuara  në rubrikën “In memoriam”. Katër nga ata, janë shkruar në kujtim të Dr.Ibrahim Rugovës, nga: Skënder Zogaj Halil Matoshi dhe Eduad Frrokaj. Në mbyllje të kësaj rubbrike, është shkrimi i Patër Anton Harapit, “Ta bajmë monumenin kombëtar: Bashkimin e shqiptarëve!”.

Në rubrikën “Të ftuar” janë botuar “Hite botërore për dashurinë, nga: Bryan Adams, Lionel Richie, Jon Bon Jovi, Extreme, Dan Hill, Backstreet Bous (përzgjedhur e shqipëruar nga Elida Buçpapaj) dhe Kemal Sajar (shqipëruar nga Rozana Belli). Poezinë e Nikoforos Vrettakos e ka shqipëruar Entela Allkushi dhe tregimin e Shervood Anderson, Granit Zela.

Krijime në poezi e prozë janë botuar në rubrikën “Të zgjedhur”, me autorë: Skënder Buçpapaj, Bashkim Shehu, Viron Graçi, Sadik Bejko, Sulejman Mato, Pjetër Arbnori, Xhevdet Bajraj, Ton Zmali, Sylejman Aliu e Bujar Balliu.Ndërsa në rubrikën “Plus” janë botuar poezitë e autorëve: Anila Kruti, Bardha Alimeta, Emi Krosi e Manushaqe Toromani. Një cikël me poezi dhe një tregim kanë autor Jusuf Gërvallën. Për këtë autor, Sazan Goliku ka botuar  shkrimin, “Jusuf Gërvalla, poeti që mori bekimin e nënës”.

Në numër artikujsh janë publikuar në rubrikën “Në takim me shkrimin”, e cila është e fundit për këtë numër të revistës “Illz”.Ata janë të autorëve: Ibrahim Rugova, Izet Duraku, Ali Podrimja, Anton Nikë Berisha, Adil Olluri, Josif Papagjoni, Behar Gjoka, Dhimitër Pojanaku, Zyrafete Ramadani-Shala, Xhahid Bushati e Tonin Çobani.

…U kërkoj të falur lexuesve, për këtë pasqyrë paksa të zgjatur, të numrit të ri të revistës “Illz”, pa treguar përmbajtjen e tyre, që do të kërkonte faqe të tëra. Po, këtë  gjë, e bëra për të shprehur nderimin dhe urimin për secilin autor, veçmas dhe përgëzimin e përbashkët,  ndaj punës së palodhur e të përkushtuar të redaksisë së saj. Shprehim bindjen se, edhe në numrat vazhdues, gjithnjë  e më mirë e më interesantë, lexuesi ynë do të gjejë shkrime e krijime, në faqet e Revistës Letrare të Tiranës, “Illz”. 

Në mbyllje, njoftojmë të gjithë lexuesit e interesuar se, 9 numrat e revistës “Illz”, mund t’i gjejnë te “Art-Librari”, (larguar nga kioska e mëparshme, te dera kryesore e Bibliotekës Kombëtare). Tani ndodhet në një lokal të ri, në fund të Bulevardit kryesor të kryeqytetit dhe në afërsi të ish-stacionit të trenit ose pa hyrë në Bulevardin e Ri të Tiranës. Por ata dhe mund të telefonojnë,në nr. cel: 068 253 5330.

Autorët janë të mirëpritur, që t’i dërgojnë shkrimet e tyre, në këta e-maile: revistaillz@yahoo.com dhe klubipoezis@yahoo.com

Tiranë , 24 janar 2018

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.