Nekrologji/Ndahet nga jeta në moshen 85 vjeç Rudolf Llesh Marashi

0
201
Alfons Llesh Marashi, 85 vjeçar vdiq në Bronx Sh B A, djali i Major Llesh Marashit nga Zogorë Shkrel. Malësi e Madhe.Mund të jetë një imazh i teksti
Alfonci me krejt familjen U persekutuan, internua u burgosën.
Major Llesh Mirashi ishte kundër komunizmit me familjen e tij. Lleshi ishte kryeqarkomandant i Shkodrës, ndërsa vëllezërit Gjeka e Pjetri ishin me poste të larta në qarkun e Vlorës e Gjirokastres të emëruar nga qeveria e mbretit Zog. Por dalja hapur kundër bishës komuniste solli varjen, pushkatimin e internimin, djegien e shtëpisë në Zogorë, ku për të shpëtuar mbetën maleve e shpellave, bukë e pa bukë edhe pse banorët i ndihmuan derisa rregjimi i Enver Hoxhës i denigtoi me format makabre këto figura historike e mjaft të ndritura për kohën edhe si drejtues edhe si të shkolluar.Mund të jetë një imazh i 1 person dhe teksti
Shpella në Razën Shkreli, në foto ka marrë emrin e Llesh Marashit, kësaj figure që rrallë i vijnë historisë për përmasat e përkushtimin për Atdheun.
Lëvizja Antikomuniste filloi me lëvizjen e Llesh Marashit nga Zogora.
Mirënjohje e thellë për këto trima malësorë!
Kjoft i Parajsës Rudolf Llesh Marashi!
Nderime për figurat patriotike e historike të fshatit Zogorë Shkrel M. Madhe! Nga fisi Marvukaj. Shtëpia e Marash Vatës.
Lirë Hasaj

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.