Në Shkodër/ Dumani pyetet a do të thirret Rama në SPAK për çështjen “McGonigal”

0
204

Kreiu i SPAK, Altin Dumani është pyetur ditën e sotme në Shkodër në lidhje me marrjen apo jo në pyetje të kryeministrit Edi Rama për çështjen “McGonigal”. Dumani tha se nuk kanë rëndësi emrat, por provat.“Nuk mund të përgjigjem per pyetje te caktuara. Nuk ka rëndësi emri por provat dhe nuk ka rëndësi pushteti që ka. Dhe në një moment do t’i duhet kujtdo që të vijë dhe të japë llogari në SPAK apo gjykatë. Ne jemi të ndjeshëm ndaj asaj që ndodh edhe në media apo kudo tjetër. Nga shumë media, në muajin shkurt të vitit të kaluar dhe deri para 2-3 muajsh, kemi marrë kritika pse nuk kemi regjistruar çeshtjen e Mc Gonigal. Ne hetimet për këtë temë i kishim bërë që në shkurt. Ne jemi diskretë në punën tonë. Duhet te presim momentin kur të kemi diçka konkrete për ta publikuar”, ka deklaruar Dumani.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.