Edhe pse qyteti i Koplikut , nuk është aq i madh , sa shumë investime të mos bijen në sy. Përseri duhet pranuar realiteti. Godina e ish drejtorisë arsimore , sot zyra arsimore M.Madhe, jo vetëm që është në rikonstruksion, por thuajse është drejtë përfundimit të këtij rikonstruksioni. Gjithcka që nuk thuhet ose nuk shkruhet në asnje table treguese, dukej qartazi nga porta embydhur e ish godines , e cila tashme mbase pret inaguruesit e këtij rikonstruksioni.Interesimi për të mësuar dika më shumë nga përditshmeria e punës së zyrës arsimore M.Madhe na dergoj sot tëk godina e cila prej shu me vitesh është në funksion të zyrave të ish drejtorisë , aktualisht e ëmërtuar zyra arsimore M.Madhe. Por porta e mbydhur me një dryn të ndryshkur , si dhe mbetjet inerte në mjedisin e jashtëm para godines, duket se janë treguesi më i mirë i nje realiteti të tillë, Pra kjo godinë është në ristruksion. Natyrisht që të bëhen investime ne mjediset ku punpojnë drejtuesit më të lartë të arsimit në Bashkinë M.Madhe, jo vetëm që nuk duhet konsideruar një luks , por mbase vertetë duhet falënderuar investitori kushdo qoft Ai Bashkkia M.Madhe apo ministria e arsimit , rinisë dhe sportëve. Por nga ana tjetër ky fakt do të duhej shoqëruar edhe me një adresim se ku gjëndën zyrat provizore të zyrave të arsimit në Bashkinë M.Madhe?Gjithësesi jo zyrtarisht mësuam se zyrat provizorisht të arsimit janë strehuar diku në mjediset e shkollsës 9 vjeçare “Abdyl Bajraktari “ të qytetit të Koplikut.Nderkaq lind një pyetje , sa është investimi për këtë rikonstruksion, dhe nese nuk dihet kur ka cfilluar , a dihet kur do përfundojne?Kjo më shumë për faktin se do ishte me interes të shohim përfaqësuesit elartë të Drejtorisë Rajonale të Arsimit Para Universitar në Lezhë që të vijnë në inagurim, por edhe kreun e Bashkisë M.Madhe, ku me siguri të gjithë do të na bëjnë me dije rreth këtij investimi të dobishëm për administratën e arsimit në M.Madhe. Natyrisht duke e trumbetuar si një sukses dhe arritje e përbashkët e Bashkisë dhe ministrisë së arsimit.