NË KUJTESË, 109 VJETORI I LUFTES TË SELCËS SË KELMENDIT KUNDËR SHKAJUT TË MALIT ZI…

0
155
NGA NDUE BACAJ  May be an image of 2 people, people standing, monument and outdoors
Me 13 shtatorit të vitit 1913, në trojet e Selces e Kelmendit kriste pushka e vlonte gjaku, Ky vend që sot është tempulli i deshmorve të ketyre trojeve shqiptare dhe ka një emër të disi të trishtueshem JAVORR (Ja –vorri). Seljanet e kujtojnë se Javorri ka kenë ba vorr i madhe, pasi këtu vetëm në luftën me shkjaun e Malit Zi kanë ra si trimat duke luftuar 74 burra seljanë. Ndersa që nga 13 shtatori i vitit 2013 (me r astin e 100 vjetorit) trashigimtarët e ketyre trimave atdhetar të Selces e Kelmendit kanë ngritur memorialin kushtuar kësaj lufte mbrojtëse dhe dëshmorëve të rënë në luftë me shovenë malazez. Që nga ajo kohë emri emri i “frikshëm” Javorr është “zevendesuar” me “emrin” Ja-memoriali, memoriali i trimërisë e krenarisë të atyre trimave dëshmorë që i lanë faqe të bardhë Selces, Kelmendit , Malesisë e Shqiperisë.. .. Heroizmi i këtyre trimave është një kurorë lavdie në historinë e qendreses, luftrave dhe perpjekjeve për liri , identitet e troje të veta, luftë që nuk ju nda për shekuj këtyre trojeve , nga pushtuesit shekullorë turko-osman dhe fqinjët grabitqar , të pabesë e mizorë , si shkjetë e Malit Zi e Serbisë… Një pjesë e emrave të trimave seljan që e banë vdekjen si me le janë të skalitur në këtë memorial, ndersa ata që u mungojnë emrat ( pasi nuk u janë gjetur saktësisht) i kanë të “skalitur” në zemren e kesaj toke, që u ruan amanetin në përjetësi, amanet që në të ardhmen duhet të mundohemi të gjithë së-bashku tja “lexojmë” tokes sonë të tejngopur me amanete e gjakë atdhetaresh seljanë e kelmendas nga më shqiptarët e Shqiperisë Etnike.. Këtë histori plotë luftra dhe qendresë shumëshekullore të këtyre trojeve kreshnike që nuk duronin ti shkel as turk as shkja . poeti kombetarë At Gjergj Fishta në Iliaden shqiptare (Lahuta e Malesisë), ndër të tjera u “këndon” mrekullisht me vargjet :
S’asht jo fis që hikë Kelmendi /
se aty djelmtë i ke sokola /
se sa here që e qiti rendi /
si ajo e lashta këndon shkrola /
me luftue me Turk e Shkja /
ndër shtatë Krajlat namë i la vetit /
bani shkinat idhtë me kja /
trazim t’madh i qiti mbretit…
Gjatë gjithë ketyre kohëve heroike e kreshnike Selca dhe Kelmendi ishin një voter zjarr-pashuar atdhedashurie , por me ketë rast po veçojmë vitet 1912 -1913 , vite që rrezikonin edhe ekzistencen e kesaj “cope”Shqiperie që kemi sot.. Kur nga Vlora u shpall pavaresia më shumë se dy të tretat e Shqiperisë ishin të pushtuara ; nga ushtritë turke , greke dhe në veri nga serbo-malazezet, të cilet veç tjerave kishin rrethuar Shkodrën, të cilen arriten ta marrin me gjithë qendresen mbi gjashtë mujore të saj. Por me gjithë këtë luftë e mjerim, që edhe ushtria serbo-malazeze la në fushen e betejes reth 11 mijë ushtarë e officer, Konferenca e Ambasadorëve në Londer me 29 korrik 1913, kur caktoi kufijët e Shqiperisë i tha Malit Zi larg duart nga Shkodra…Në këto kushte dëshprimi e humbje, ushtria malazeze kishte filluar të rrisin zollumin edhe në trojet e Kelmendit, ku me luftë , krime e grabitje mendonte të hakmerrej dhe të bënte të saja Vermoshin e më gjërë… Pikrisht në këto kushte u zhvillua ajo luftë mizore e tinzare e ushtrisë malazeze kundër trimave kelmendas seljanë. Kjo luftë ishte luftë e pabarabartë, pasi ushtria malazeze ishte e organizuar shtetërisht , ishte shumë më e madhe në numer (rreth 12 mijë ushtarë e officer), kishte armë më moderne , si dhe kishte shfrytezuar pabesin… Ndërsa seljanet u organizuan për të mbrojtur trojet dhe votrat e tyre vullnetarisht, ishin me armatime të pakta e më primitive , si dhe ishin shumë më të paktë në numer. Por t ë gjitha keto pabarazi seljanet e kelmendasit i sfidonin me trimerin , guximin e drejtesinë e luftes në mbrojtje të trojeve të tyre , shtëpiave të tyre dhe nderit tyre…Lufta e Selcës me shkjaun e pabesë të Malit Zi në Javorr me 13 shtator 1913, është lufta më sinjifikative e heroizmit të trimave seljanë në mbrojtje të dinjitetit dhe trojeve të veta . Këtë ditë të paharruar , që edhe ajrit i vinte era barut , trimave të Selcës që luftuan si luaj malesh pa ju ligeshtuar zemra e dridhur qerpiku , u printe i flakti-trim Mark Preç Meri. Këtu ranë në fushen e betejes (duke fituar perjetsinë në panteonin e lavdishen të atdheut) trimat : Mark Preç Meri , Rrok Prelë Zefi , Marash Huti , Gjon Vata , Kolë Marash Bujaj , Martin Vuci , Fran L. Toma , Dedë Gici , Gjergj Preçi , Kolë Preçi , Marash Loshku , Uc Luca , Ujkë Mirku , Keq Dumi , Zef Martini , Gjokë Kola , Tomë P. Maçaj … Vlenë të kujtohet se muaj më parë , gjatë vitit 1913 kur kralnit e Europes po vendosnin fatin e kufijëve të Shqiperisë në Londer , Kelmendasit kishin demostruar jo vetem pushken-top per mbrojtjen e trojeve të tyre shqiptare, por edhe mendjen diplomatike-“top”, ku me këtë rast po veçojmë Memorandumin e 26 majit të vitit 1913, që paria e Kelmendit u dergon autoriteteve Britanike dhe perfaqesuesve të Europes të mbledhur në Londer ,të cileve u kerkojnë të mos bejnë Pazar me trojet shqiptare dhe kufijet e tyre të larë në gjak e lot në luftë me turk e shkja… Këtë Memorandum e nënshkruajnë : Kolë Nika , Gjon Neli ,Prekë Groshi , Gjergj Preçi , Lukë Nika ,Gjeto Deda , Prekë Zhuri , Baca Doshi , Prekë Shtjefni , Lucë Ujka , Tomë Gjoni , Prelë Toma , Kol Preçi , Marash Vata , Pjeter Noka , Tomë Prela , Pashko Elezi , Mark Kola , Mark Ujka , Pjeter Deda , Zef Pjetri , Zef Gjoni.. Por gjatë vitit 1913 e vijim kelmendasit me në krye “piramiden” e gjallë Prek Calin , Uc Turkun e tjer seljanë e Kelmendas ishin bërë simbol i shqiptarisë në mbrojtje të kufijeve të tyre etnik e historik , nga fqinjët malazez dhe faqezes… Një atdhetar, dijetar, meshtar dhe shenjëtor i shqiptarisë (At Shtjefen Gjeçovi) më shumë se një shekull më parë do të thoshte : “ …Të lypim çka na perket o vllazen. Mos t’na ndalojnë shigjetat , as shpata ; mos t’na presin hovin pushka , mos t’na trembin gjëmimet e bubullimat , mos t’na frigojnë vetimat e rrfeja. Na duhet me i sjell ment n’at t’thanien që t’paret na msuenë : “Dasem pa mish nuk bahet”. Na jesim ndoshta e me gjakun tonë do t’lahna ,por djelmt tonë kanë me na ngreh (Pomentaret) Permendoret ; na jesim por djelmve ton do tu lirohen kamt prej vargojve… Nese ka një trevë shqiptare ku zë vend kjo thenie brilante plot afsh atdhedashurie , pa dyshim është Kelmendi….
Lavdi të perjetshme deshmoreve të ketyre trojeve nga më shqiptaret e Shqiperisë Etnike…

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.