NAZIF CUNGU : FORCA E RE DEMOKRATIKE , DO TË SAKRIFIKOJNË  PËR FITORËN E SHQIPTARVE

0
272

Të nderuar qytetar, shqiptar në Mal të Zi dhe diasporë.

Sapo kam pranuar një shkresë zyrtare e mbështetur nga një numër i madh i shoqatave patriotike shqiptare në diasporë me origjinë nga Mali i Zi, që veprojnë në SHBA, po ashtu edhe nga personalitete publike shqiptare që veprojnë atje, të cilët më janë drejtuar si kryetar i subjektit politik Forca e Re Demokratike, bëjnë apel që të bëjmë përpjekjet maksimale për të dalë me një listë të zgjedhore së bashku me partitë tjera shqiptare në Mal të Zi, për zgjedhjet e përgjithshme politike që do të mbahen me 30 gusht 2020.

Së pari dua t’i falenderoj publikisht për iniciativën dhe kujdesin që tregojnë ndaj trojeve të veta dhe shqiptarëve në vendlindje.

Së dyti e ndiej për obligim të informoj opinionin publik dhe diasporën tonë, se si kryetar i Forces së Re Demokratike, që para disa muajsh kam inicuar dhe realizuar takime me përfaqësues të subjekteve tjera politike shqiptare dhe kam marrë pjesë në çdo takim a tryezë të organizuar me qellim bashkimin e subjekteve politike shqiptare për zgjedhjet e ardhëshme parlamentare.

Qendrimi im dhe i subjektit që drejtoj ka qenë dhe vazhdon të jetë se ne nuk do të bëhemi pengesë për formimin e një koalicioni shqiptar, duke bërë lëshime dhe sakrifikuar nga përfaqesuesit e subjektit tonë në renditjen dhe listën e përbashkët, pavarsishtë faktit se jemi një nga partitë me numrin më të madh të votave shqiptare në Mal të Zi, me qëllimin e vetëm unifikimin e subjekteve shqiptare në një listë, i bindur se vetem në atë mënyrë do të bëhemi faktor politik në Mal të Zi

Forca e re Demokratike edhe në këto momente ende nuk është prononcuar për modelin e daljes në zgjedhje duke u përpjekur vazhdimisht deri në momentet e fundit për formimin e një liste të përbashkët ose eventualisht të një koalicioni sa më të gjërë të subjekteve politike shqiptare, sepse vertetë besojmë se të bashkuar dalim të gjithë fitues, e mbi të gjitha do të fitojnë shqiptarët në Mal të Zi në përgjithësi.

Personalisht e vlersoj shumë apelin e përfaqësuesve të diasporës tonë për bashkim, sepse ato janë gjysma jonë që sakrifikojnë dhe kontribuojnë shumë për vendlindje. Në emër të subjektit Forca e Re Demokratike, deklaroj publikisht se ne nuk do të bëhemi pengesë e nje koalicioni eventual mbarë shqiptarë në Mal të Zi, i cili bazohet në parime, sinqeritet, bashkëpunim dhe në një platformë të përbashkët, në interesin e përgjithshem të shqiptarëve në vendlindje dhe në diasporë dhe do të japim kontributin tonë deri në momentin e fundit në arritjen e këtij qëllimi kombëtar.

Edhe njëherë i falenderoj nga zemra për kontributin dhe përkujdesjen për shqiptarët në vendlindje, duke ju kërkuar ndjesë që nuk kemi bërë më shumë për ju.

Gjitha të mirat për ju dhe familjet tuaja, uroj të takohemi së shpejti në vendlindje.

Me respekt,
Nazif Cungu,
Kryetar i Forcës së Re Demokratike

NAZIF CUNGU : FORCA E RE DEMOKRATIKE , DO TË SAKRIFIKOJNË  PËR FITORËN E SHQIPTARVE

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.