Poetesha Dalinë
Çfarë je tek unë
Pse sa here du me t’harru,
Fshihesh n’udhëkryqet e zemres diku..
Athu je qielli yjësis sime, me m’ba dritë
Apo natë pa hanë, jetën me ma n’xi
Nuk e di çka je tek unë.
Veç një gja di je Diell e herë re me shi.
M’përzihesh n’menit e mia
Sa herë du me gabu rrugën
E mban me u kthy n’kthesat e njejta.
Jam ba udhëtare e rrugëve pa mbarim
Herë n’qiell e herën n’tokë je veç n’meni
Du me t’premtu veç nji gja
N’shpirtin tim ke me u vyshk
Si gjethet e vjeshtes n’fillim.
Eh, herë je rim n’rreshtat e mi
E herë je vargu i lir që m’rri n’meni.
Çfarë je tek unë ?
Athu dashuri pa mbarim….
Dalinë
Prizren, 30 shtator 2023