‘Mos ma ço zanin, jam qytetare amerikane’/ Sherr mes biznesmenes dhe policit në Velipojë: Dua parcelën time!

0

Aksioni i policisë në Velipojë ka krijuar pakënaqësi nga pronarët e bizneseve që shprehen se parcelat i kanë marrë me të drejtë nga qeveria. Me letra në duar, ata i drejtohen efektivëve të policisë të cilën ndodhen në vendin e ngjarjes.‘Dua parcelat e mia’– i drejtohet një zonjë efektivëve, e cila ka hotelin pranë detit. Ajo kërkon që ti rikthehet pjesa e saj e parcelës, shezllonet dhe çadrat që u hoqën nga aksioni policor.Gruaja i bëri të ditur policëve që është qytetare amerikane e se nëse nuk zgjidhet ky problem do të thërrasë ambasadën amerikane.
BISEDA:Gruaja: Kam pas dy parcela more zotëri’

Polici: Ku i keGruaja: Jam hoteleri e certifikume

Polici: Nuk më intereson. Nuk i gjykoj unë arsyet dhe kriteret.
Gruaja: Merr vesh ktu, se unë jam qytetare amerikane, nuk du me ma cu kush zanin se e thirra direkt ambasadën e amerikës.

Polici: Ta lirum hapësirën që kërkove.

Gruaja: I dua para biznesit tem, para hotelerisë teme. Po ca du unë në fund mor?

Polici: Një minut. Ke 20 metra lejen e miratuar

Gruaja: Erdhe me pushu ti te na? Si do bësh, 1 orë rrugë që të shkosh aty ku më latë. Unë e dua para hotelit tim. Ne kemi apliku 2 parcela./dosja.al

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.