-Tregim- G. V.
Realisht edhe kohë më parë më pati bërë përshtypje zëri i ëmbël, një zë i dridhur i asaj gruaje.Kësisoj sa herë që dilte në bahcçe dhe thërriste me zërin e saj Bardhin at qenushin e saj të vogel me qime krejt të bardha , më dukej sikur ai zë ndahej në dysh , dhe një pjesë e tij futej në veshin tim dhe ndalohej tek zëmra.madje zëmrën ma dridhtë tamam siçdridhej vet ai zë i ëmbël.Kisha krijuar përshtypjen se ai zë na tghërriste , dhe na lutëj me përgjërim t’i shkonim aty afër , siç i shkonte bardhi.Veçmas zërit drejt meje sikur nxitonin të drejtoheshin edhe krahet e hapur , edhe …Pikrisht atë buzëmbrëmje vjeshtore, ku dielli sapo kishte fshehur pas malit kokën e tij , dhe hëna ishte shfaqur lartë, duke i mbytur rrëzët në ujin e kaltër të liqënit, qoft zërin e dridhur që thoshte eja… Qoft krahet qe thoshin … Nuk i përballoja dot dhe …Kur unë kaperceva gardhin për të shkuar më shpejt , aty gjeta dhe gencin , një shokun tim që në biseda bënte sikur nuk ishte nga ata mëshkuj që “dorzohet” para një krahëhapure … Për një cast u stepa , nuk dija sit ë veproja . ai zë na kishte thirrur të dyve , apo njeëri ishim gabuar në melodinë e atij zëri? Vështrova drejtë saj dhe po shikoja koken eulur , flokët që ia mbulonin thuajse tërsisht fytyrën, ndersa kishin vizatur një pamje magjike në gjoksine saj të bardhë. U nisa të largohem. Pas meje po shikoja tek vinte dhe shoku im. Ai zë dridhej përsëri dukethirrur mos ik!Ne ikëm të dy duke marr me vete tingullin drithërues ;Mos Ik!