𝗠𝗶𝗻𝗶𝘀𝘁𝗿𝗶𝗮 𝗲 𝗠𝗯𝗿𝗼𝗷𝘁𝗷𝗲𝘀 𝗶𝘂 𝘀𝗵𝗽𝗲̈𝗿𝗻𝗱𝗮𝗻 𝟲𝟭 𝗯𝗮𝘀𝗵𝗸𝗶𝘃𝗲 𝗻𝗲̈ 𝘃𝗲𝗻𝗱 𝟭𝟬 𝗺𝗶𝗹𝗶𝗼𝗻𝗲̈ 𝗱𝗼𝗹𝗹𝗮𝗿𝗲̈, 𝗷𝗮 𝗽𝗲̈𝗿 𝗰̧𝗳𝗮𝗿𝗲̈ 𝗱𝗼 𝘁𝗲̈ 𝘀𝗵𝗸𝗼𝗷𝗻𝗲̈. Kësisojë pritet që edhe në arkjen e Bashkisë M.Madhe të arktohen një pjesez nga ky fond për emergjëncat civile.Kjo tregon vëmëndjen e qeverisë ndaj ruajtjes së jetës dhe pronës publike në të gjithë vëndin.Njësitë e vetëqeverisjes vendore do të kenë më shumë burime financiare për të përballuar Emergjencat Civile në territorin e tyre. Ministria e Mbrojtjes u ka akorduar bashkive një fond total prej 10 milionë dollarësh.Ky fond u është shpërndarë të 61 bashkive të Shqipërisë, bazuar në peshën specifike që zë buxheti i çdo bashkie ndaj totalit të buxhetit të të gjitha bashkive. Sipas Ministrisë, ky fond ndihmon bashkitë në përmbushjen e detyrimeve të tyre në kuadër të reduktimit të riskut nga fatkeqësitë dhe mbrojtjen civile.Ndaj në këtë rast , dheBashkiaM.madhe do të kenë “racionin “ e saj , nga ky fond. Kështu ne do mundtë themi që zyrtarë e ërgjëncave në Bashki , nuk do je ne thjdesht evidentues të rastevetë fatkeqësive natyrore, por mbase do kenë edhe mundësi veprimi në raste të tilla.Megjithatë, ky është vetëm fondi që u akordohet bashkive nga buxheti i shtetit, pasi sipas ligjit njësitë e vetëqeverisjes vendore mund të planifikojnë fonde të tjera shtesë nga nga të ardhurat e veta vendore, nga fondet që u vijnë drejtpërdrejt nga ndarja e taksave dhe tatimeve kombëtare, huamarrja vendore, donacionet etj